E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis verifikimi per naften Prifti te premten ne pyetje

14/10/2010Gati sekuestrimi i dokumentacionit per praktikat e ndjekura te naftes se paperpunuar

TIRANE-Njesia antikorrupsion ne prokurorine e Tirane ka filluar zyrtarisht hetimet lidhur me deklaratat e deputet te LSI-se Dritan Prifti se eksponente te larte te Policise Shqiptare dhe asaj te Policise Tatimore kryejne kontrabanden e naftes Virgjin. Njesia Task-Force kunder krimit ekonomik dhe korrupsionit ka bere dje regjistrimin e procedimin penal nr 4155 me akuzen per shperdorim detyre dhe kontrabande. Nderkohe qe nje dite me pare kreu i Doganave Flamur Gjyrmishka pranoi se ne Shqiperi eshte kryer kontrabande por sipas tij nuk perkon me kohen qe deklaron Prifti por me heret. Aktualisht hetimet per hetimin e kesaj ceshtje do te drejtohen nga shefi Task-Forces i Prokurorise se Tiranes Dritan Rreshka ndersa personi i cili do te merret i pari ne pyetje mesohet se eshte ish-ministri i Energjetikes Dritan Prifti i cili do te jape sqarime ne lidhje me deklarimet e bera se fundi ne media. Sipas prokurorise aktualisht ne drejtim te Prifti eshte derguar nje flete-thirje nepermjet te ciles prokuroria i kerkon qe ai te paraqitet diten e premte per te deshmuar lidhur me akuzat publike qe beri ndaj zv/drejtorit te policise se Shtetit Agron Kulicaj dhe zyrtareve te tjere te policise tatimore. Hetimi per kontrabanden e naftes ne portin e Petroliferes ne Vlore si dhe ne ate te Durresit pritet te shoqerohet edhe me sekuestrimin e dokumentacionit ne Ministrine e Energjitikes Inpektoriatin Qendror Teknik si dhe ne drejtorine e doganave institucione keto qe jane pergjegjeset kryesore per kontrollin e tregut te hidrokarbureve ne vend. Sipas deklaratave publike te bera nga ish-ministri Dritan Prifti botet me tonelate nafte te paripunuar prodhuar nga kompania Armo i pergatitej dokumentacion fallso per eksport. Por duke qene se ky dokumentacion perpilohej nga drejtues te larte te policise se shtetit dhe asaj Tatimore botet e naftes nuk eksportoheshin por u shiteshin kompanive qe operonin ne tregun vendas. Me tej shkelja vazhdonte nga keto te fundit te cilat per te shitur sasite e medha qe blinin e reklamonin naften te nje cilesie te larte duke e tregtuar tek konsumatori me cmim shume te shtrenjte. Sipas Priftit lenda djegese duhej eksportuar jashte vendit per tu riperpunuar ne rafineri me teknologji me te larte pasi Armo nuk e kishte kete kapacitet dhe per pasoje lindnin mundesira per te kryer kontrabanden e naftes. Per te gjitha keto deputeti Prifti do meret ne pyetje nga hetuesit me qellim sqarimin e plote te skemes se kontrabandes se arit te zi.

Zv/drejtori i policise do pyetet nga specialistet e SHKB-se

SHKB heton rolin e Kulicaj ne afera nafte

Hetimet paralele per kontrabanden e naften Virgjin jane duke u kryer edhe nga specialistet e Sherbimit te Kontrollit te Brendshem te cilet jane duke verifikuar ne kete afere pozicionin e zv/drejtorit te Policise se Shtetit Agron Kulicaj. Hetimet e SHKB-je kane filluar dy jave me pare kur Dritan Prifti deklaroi ne nje emision televizin se zv/drejtori Kulicaj dhe efektiva te tjere te policise jane pjese e grupit qe kryen kontrabanden e naftes ne shqiperi. Mesohet se SHKB do mare ne pyetje Agron Kulicaj lidhur me akuzat e bera nga deputeti i LSI-se dhe se deshmia e tij bashkelidhur edhe me materialin e hetimit do i referohet njesise hetimore Task-Force prane prokurorise se Tiranes. Nderkohe qe prokuroria e pergjithshme rikujton opinionin publik se si institucion eshte gjithmone e vemendshme ndaj akuzave per korrupsion apo per shperdorim detyre te cilat dalin ne faqet e medias si dhe nga qytetare te thjeshte apo te veshur me pushtet politik. Prokuroria e Pergjithshme dhe Prokurorite Gjyqesore ne rrethe mirepresin cdo informacion te vlefshem qe i sherben luftes kunder ketyre fenomeneve.

Kaseta tregon se mbajtjen peng dhe keqtrajtimin e policit Eduart Aliaj

Qafe-Gjashta akuza dorezon kaseten filmike

Dorezohet ekspertiza qe tregon skemen e vrasjes se Mehmetit

TIRANE- Pamjet filmike te sekuestruara nga Prokuroria e Krimeve te Renda ne nje televizion grek si dhe akt-ekspertiza e vendit te ngjarjes ku eshte ekzekutuar e me pas djegur polici Gjergj Mehmeti jane paraqitur dje nga organi i akuzes ne procesin gjyqesor qe po zhvillohet ndaj 10 te pandehurve te masakres se Qafe Gjashtes ne Sarande. Kaseta filmike tregonte qarte imazhet kur efektivi i policise Eduart Aliaj eshte rembyr nga persona te armatosur disa prej tyre te pandehur te ketij procesi gjyqesor duke u keqtrajtuar dhe gjuajtur me shkelma e qyta automatiku. Pervec kesaj prove perfaqesuesi i akuzes i dorezoi gjykates edhe akt-ekspertimin e vendit te ngjarjes ku eshte vrare Gjergj Mehmeti. Sipas ekspertizes rezulton se automjeti ku udhetonte viktima eshte qelluar nga ana e karburantin ne momentin kur mjeti kishte qendruar. Ne ekspertize thuhet se Mehmeti pasi eshte vrare brenda ne makine kesaj te fundit i eshte vene zjari nga personat e armatosur duke e djegur se bashku me trupin e te ndjerit. Prokurori i ceshtjes Adnand Xholi i kerkoi trupit gjykues qe te administroje ne dosjen e gjykimit keto dy prova dhe ti vleresoje ato si te tilla. Nderkohe pritet qe ne seancen e radhes e paraqitjes se provave e kane avokatet mbrojtes te cilet do paraqesin para gjykates argumentat e tyre. Nga hetimet e kryera per procedimin penal me numer 198 te vitit 2004 dhe nga analiza e hetimeve 12- mujore ka rezultuar se 10 te pandehurit Vladimir e Nestor Sinani Alqi Paguni Eduart Cipa Edmond Sejko Arben Kendezi Agron Qurku Mikel Flamur ose Vladimir Kendezi Aleksander Bala dhe Riston Llapa kane qene personat qe kane qelluar ne drejtim te efektiveve te policise se Vlores te cilet po ktheheshin nga Saranda per ne Gjirokaster ne vendin e quajtur Qafe Gjashte. Nga shkembi i zjarrit eshte vrare dhe me pas djegur polici i komisariatit te Vlores Gjergji Mehmeti ndersa kolegu i tij Sokol Bizhga ka mbetur i plagosur dhe Eduart Aliaj eshte marre peng duke u torturuar per disa dite me ardhe.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›