E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis viti akademik, 22 262 studentë për herë ta parë në auditore

Tiranë-  22 262 studentë janë ulur sot për herë të parë në auditore teksa shënohet starti i vitit akademik 2012-2013, ndërkohë që numri i plotë i studentëve është plot 160 mijë student.

Numri i studentëve që do t`i drejtohen sot auditoreve është dhënë nga Agjensia Kombëtare e Provimeve, e cila u kujdes edhe për rregjistrimet online të studentëvem risia e këtij viti.

Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj pritet të jap urimin e tij nga lora ku do të jetë i pranishëm në këtë universitet më rastin e fillimit të vitit akademik.

Ndërkohë për studentët e viti të parë, që janë rregjistruar online, q ënga sot nis dorëzimi i dokumentave të nevojshëm. Ky dorëzim do të bëhet pranë sekretarive përkatëse dhe dokumentat që nevojtien janë: Dy fotografi, fotokopjen e dokumentit të identifikimit (letërnjoftimit ose pasaportës biometrike), si dhe mandat-pagesën.

Fakultet në universitetet publike llogariten të kenë plot 4135 kuota bosh, të cilat nuk dihet ende se cilat degëve u përkasin por që do të behn të ditura së shpëjti dhe du t`u jeper Shansi studentëve të provojnë shansine tyre në një degë tjetër nepërmjet formularit A3.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›