E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nise udhetimin tend, nga Shqiperia jote!

Nise udhetimin tend nga Shqiperia jote!". Kjo moto e zgjedhur se fundmi nga Agjencia Kombetare e Turizmit (AKT) per te promovuar ne teresi vlerat dhe bukurite natyrore te vendit tone, e nisi rrugetimin e saj pikerisht nga bukurite e paperseritshme te kanioneve te Osumit. Keshtu, ne bashkepunim me Federaten Shqiptare te Rafting, institucioni qe ka ne thelb te tij pikerisht misionin e promovimit te Shqiperise ne aspektin turistik, organoni nje udhetim ne keto kanione. Te cilat, vleresohet te jene nder me uniket ne Evrope per nga bukuria mahnitese qe ato paraqesin. Te nisura per t'u krijuar ne nje distance kohore prej rreth 3 milione vitesh, kanionet e Osumit perbejne nje pasuri te vertete turistike per vendin tone, e cila vlen te promovohet si e tille. Nje fakt te tille e ben me dije, edhe vete drejtoresha e AKT-se, Brikena Arapaj, sipas te ciles, ky kanion, me nje gjatesi rreth 13 kilometra dhe me pamje mahnitese, meriton vemendjen e nevojshme per reklamim. Duke shtuar me tej edhe faktin, se ne teresi, Shqiperia, perveç bregdetit te saj te bukur dhe te veçante, ka pasuri vertete te magjishme, te cilat duhen promovuar. "Kanionet e Osumit, perbehen nga 8 ujevara te larta 150 metra dhe jane padyshim te paprekura. Jane nje veper arti e natyres dhe jane quajtur Kolorado shqiptare", - thote nder te tjera, Arapaj. Nga ana tjeter, duke shpalosur qellimin e vertete te ketij udhetimi promovues, pjese e te cilit u bene edhe nje grup gazetaresh pergjate kanioneve, drejtoresha e AKT-se ben me dije se ai mbetet nje iniciative, ne kuadrin e realizimit te nismes nen moton "Nise udhetimin tend, nga Shqiperia jote!". "Prandaj kemi ftuar edhe gazetare, per te e mos humbur kete ç'ka natyra na ka falur dhe per te mos harruar kurre, qe Shqiperia duhet filluar te promovohet nga ne. Dhe ta duam se pari ne, e pastaj te presim qe ta duan edhe te tjeret", - eshte nje mesazh tjeter, qe lançon drejtoresha e Agjencise Kombetare te Turizmit. Sikunder, nuk harron te pohoje as faktin tjeter se per institucionin qe ajo drejton, rendesi te madhe i kushtohet sigurise ne turizem. Prandaj, sipas saj, te gjithe duhet qe te orientohen drejt tureve te sigurta turistike.

KANIONI I OSUMIT

Ai kalon ne rrethin e Skraparit dhe nuk eshte shfrytezuar aspak per qellime turistike deri ne vitet '90. Ndersa turistet e pare kane qene me se shumti, te huaj, dashamires te sportit te rafting. Por, duket thene se gjate 5 viteve te fundit numri i vizitoreve shqiptare e te huaj, qe e duan kete lloj sporti, eshte rritur ndjeshem.

FEDERATA E RAFTING

Federata Shqiptare e Rafting eshte krijuar ne vitin 2011, nga bashkimi i disa shoqatave dhe grupeve, te tilla si shoqata "Rafting Albania", skuadra "Osumi Canyon", shoqata "Rafting dhe Kanotazh", te cilat kane nisur te operojne prej vitit 2009. Ku ne objektivin e FSHR-se, eshte te ushtruarit e nje sporti aventure dhe te sigurt.

Ago: Promovojme rafting turistik, e jo rafting ekstrem

Ajo ç'ka promovohet eshte rafting turistik dhe jo rafting ek strem. Rafting per te gjithe ata qe gezojne nje gjendje te mire shendetesore". Ky eshte sqarimi konkret qe jep perfaqesuesja e Federates Shqiptare te Rafting, Blerina Ago, lidhur me ushtrimin e tureve te posaçme per turistet ne kanionet e Osumit. Duke saktesuar me tej se eshte shume e rendesishme, qe perveç deshires per aventure dhe sportivitet, atyre t'u bashkengjiten edhe shoqerues profesioniste, te licencuar nga FSHF-ja. Ndersa, presidenti i Federates Shqiptare te Rafting-ut, Zamo Spathara, vlereson mbi te gjitha, sigurine e tureve te tilla. Ai eshte ne fakt, nje nder te paret qe ka zbuluar vleren e madhe turistike te kanioneve te Osumit dhe qe promovoi per here te pare sportin e rafting ne Shqiperi. Keshtu, Spathara, pas nje eksperience disavjeçare jashte shtetit, vendosi te kthehej ne vendlindje, ku dhe me pas ngriti nje skunder profesioniste, per shoqerimin e turisteve.

"Shqiperia, vend turistik pergjate gjithe vitit ..."

Jemi ketu per te dhene nje mesazh mjaft te qarte: Sh qiperia, vend turistik pergjate gjithe vitit". Kjo eshte nje deklarate tjeter e bere nga drejtoresha e Agjencise Kombetare te Turizmit, lidhur me faktin se perse eshte zgjedhur pikerisht Berati, per te nisur rrugetimin ne kuadrin e motos "Nise udhetimin tend nga Shqiperia jote!". Sipas saj, institucioni i AKT-se, prej kohesh, e ka vendosur Beratin ne qender te fushates se promovimit te turizmit te vendit tone. Duke shtuar, se pikerisht, Kalaja e Beratit eshte pjese e pandashme e promovimit te vlerave te qytetit 2400 vjeçar. "Kjo eshte nje nga kalate me te vjetra ne Shqiperi, e mbrojtur nga UNESCO. Te gjithe i dine vlerat e kesaj trashegimie kulturore, prandaj jemi ketu per te dhene nje mesazh mjaft te qarte "Shqiperia, vend turistik pergjate gjithe vitit", - sqaron ajo lidhur me kete çeshtje. Ndersa nuk harron te permende mes te tjerash, edhe faktin se Berati, i njohur edhe si "Qyteti i nje mbi nje dritareve", trashegon nga e kaluara nje pasuri vlerash historike, kulturore, etnografike, arkitektonike e te besimeve te ndryshme fetare. Nje potencial ky, i pazevendesueshem per turizmin shqiptar, si te tille. Kujtojme ketu se kanionet e Osumit, gjeografikisht jane pjese e qarkut te Beratit, ku kryeqendra e tij, qyteti i Beratit, eshte cilesuar si nje vlere kryesore e mrekullive te turizmit shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›