Transeksualja ndryshon ligjin në Hong Kong, gjykata e lejon të martohet
Hong Kong- Një transeksuale në Hong Kong ka fituar të drejtën të martohet me të dashurin e saj, pas një apeli në gjykatën e lartë të Hong Kongut.
Gjykata e Apelit vendosi se ligji aktual i Hong Kongut, i cili ndaloi gruan transeksuale nga martesa me partnerin e saj mashkull, është jokushtetues.
Gruaja, e identifikuar vetëm si W, iu nënshtrua një operacioni ndryshimi gjinor në një spital publik disa vite më parë.
Regjistri i martesave të Hong Kongut e kishte refuzuar kërkesën e saj për shkak se çertifikata e lindjes ende e klasifikonte si mashkull.
Vendimi tha se referenca “grua” dhe “femër” në ligjin e martesave të Hong Kongut duhet të përfshijë post-hskrimin transeksual ‘meshkuj’ ose ‘femra’.
Katër nga pesë gjyqtarët e gjykatës mbështetën vendimin, me votimin e pestë kundër saj.
Megjithatë, gjykata tha se nuk do të zbatojë gjykimin për 12 muajt e ardhshëm, për t’i dhënë kohë qeverisë të marrë në konsideratë ndryshimin e ligjit. Pasi sipas ligjit në Hong Kong, nuk është e mundur për të ndryshuar certifikatat e lindjes.
Transeksualët të cilët kanë pësuar kirurgji janë të lejuar të martohet në disa pjesë të tjera të botës, duke përfshirë Kinën, vendet e BE-së dhe Kanadanë.
Dorina Bilbili/IDEA/