E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shfrytezonte te dashuren per prostitucion, kapet

Nje 22-vjecar eshte arrestuar nga policia pasi dyshohet se shfrytezonte te dashuren e tij per prostitucion. Lidhjen intime te krijuar rreth nje vit me pare me nje vajze dy vite me te vogel, duket se Aurel Dervishi e ka shfrytezuar per te fituar para. Burime nga policia thane se 22-vjecari nga Korca detyronte me dhune prej rreth 8 muajsh te dashuren e tij, 20-vjecaren P.K, banuese ne Korce te kryente marredhenie seksuale me persona te ndryshem. Cifti ishte njohur rreth nje vit me pare dhe kishin krijuar nje histori dashurie e cila do te ndryshonte dy muaj me pas. Dervishi e ka derguar te dashuren e tij ne nje dhome duke e detyruar qe te kryente marredhenie seksuale me nje person tjeter pasi i duheshin disa para. Fillimisht vajza nuk ka pranuar por 22-vjecari ka ushtruar dhune fizike dhe psikologjike ndaj saj. Sipas policise, e reja ka pranuar te prostituoje me kliente te cilet i siguronte Dervishi. Ajo paguhej me 2 mije leke te reja per cdo marredhenie seksuale. 22-vjecari i merrte te gjitha parate me pretendimin se ishte ai qe gjente klientet ndersa e kercenonte ate qe te mos e denonconte ne polici. Burime nga policia thane se ne rruge operative kishin siguruar informacione per “aktivitetin” e 20-vjecares dhe u vune menjehere ne levizje per te kryer verifikimet. Policia mbajti ne vezhgim te rene dhe nderhyri ne momentin qe ajo ndodhej me nje klient. Vajza rrefeu ne polici se detyrohej te kryente marredhenie seksuale me kliente nga i dashuri i saj. Forcat e policise u vune ne levizje per arrestimin e 22-vjecarit gje e cila u be e mundur diten e djeshme. Mesohet se Aurel Dervishi mohoi akuzen duke deklaruar se njihej me vajzen por nuk kishte dijeni per veprimet e saj. Pas marrjes ne pyetje ndaj te riut u mor masa e arrestit per “shfrytezim prostitucioni”.

Shfrytezimi

Cifti ishte njohur rreth nje vit me pare dhe kishin krijuar nje histori dashurie e cila do te ndryshonte dy muaj me pas. Dervishi e ka derguar te dashuren e tij ne nje dhome duke e detyruar qe te kryente marredhenie seksuale me nje person tjeter pasi i duheshin disa para. Fillimisht vajza nuk ka pranuar por 22-vjecari ka ushtruar dhune fizike dhe psikologjike ndaj saj. Sipas policise, e reja ka pranuar te prostituoje me kliente te cilet i siguronte Dervishi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›