E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia: Shpejtësia e madhe, shkaku i tragjedisë së Himarës

Tiranë- Katër ditë pas aksidenti tragjik që i mori jetë 13 personave në Qafën e Vishës në Himarë dhe la të plagosur dhjetra të tjerë policia ka deklaruar se shpejtësia e madhe në kthesë e autobusit ka qënë shkaku i aksidentit.

Sipas Policisë së Shteti ka qënë shpejtësia e madhe që ka nxjerrë autobusin jashtë kontrollit në një aks ku lejohej qarkullimi më 20km/orë.

Në një njoftim për shtyp policia dha sot detaje të ekspertizës duke theksuar se mjeti dhe sinjalistika rrugore në segmentin ku ra autobusi kanë qënë brenda standarteve të qarkullimit.

‘Segmenti rrugor ku ka ndodhur aksidenti është i rregullt, me sinjalistikën e nevojshme horizontale dhe vertikale dhe mjete mbrojtëse. Shpejtësia e lejuar aty është 20 km në orë, ka tabela paralajmëruese ku thuhet 10% pjerrtësi, në këtë aks kemi të tabela ku tregoeht se ka kthesa të dyfishta. Mjeti ska pasur dëmtime në momentin e aksidentit, gomat ishin të rregullta ndërs ajo e krahut të majtë ishte çarë në kontakt më murin dhe s’ka pasur skopim të saj. Sistemi i frenimit ka funksionuar por pa sukses pasi nga provat shpejtësia ka qënë më e madhe se ajo e lejuar në këtë aks. Drejtuesi ka vonuar të ulë shpejtësinë. Është konkluduar se sistemi i frenimit dhe drejtimit të aksidenti mosrregullmi i shpejtësisë në këtë aks rrugor duke bërë që mjeti të dalë. Mjeti s’është drejtuar në kthesë dhe ka dalë jashtë kontrollit’- tha policia në njoftimin zyrtar duke nënvizuar se hetimet vazhdojnë.

Pjesa më e madhe e të aksidentuarve ishin studentë të Universitetit Aleksandër Xhuvani, në Elbasan, dega Gjuhë-Letërsi, viti i 3-të. Mes viktimave ishin 11 studente, shoferi dhe i fejuari i njëres prej vajzave. Studentët ishin nisur për një ekspeditë disa ditore në jug të vendit e cila u shndërruar në tragjedi kur ranë në afro 60 metra thellësi duke shënuar kështu një ndër aksidentet rrugore më tragjike që kanë ulur në gjysmë shtizë flamurin shqiptar.

D.Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›