mimet e reja te tokave gati se shpejti
Çmimet e reja të pronave, ato që do të vlerësojnë kompensimin e tyre për ish-pronarët, sipas vlerës së tregut, pritet të jenë gati brenda një kohë të shkurtër. Kjo për vetë faktin se çmimet e reja dhe metodika e vjetër është shfuqizuar tashmë me hartimin e ligjit të ri dhe kësisoj është e nevojshme baza e shifrave të reja për kompensimin financiar të vitit 2012.
Ndërsa, Ministria e Drejtësisë ka deklaruar publikisht se metodologjia e re e pronës pritet të miratohet nga Këshilli i Ministrave në fund të muajit qershor, përfaqësues të ish- pronarëve shprehen se gjatë kësaj periudhe po zhvillohen konsulta të gjëra me ekspert të Minstrisë së Drejtësisë me qëllim finalizimin e një metodike në interest ë subjekteve.
Zoti Toro deklaron se ishte e nevojshme ndryshimi i metodikës së vjetër, pasi vlera e tokave kishte evoluar, si pasojë e zhvillimit urban që kishin pësuar në vite.
Ndryshimet në ligjin për kompensimin e pronave u miratuan së fundmi në seancë plenare, dhe i hapën rrugë miratimit të metodoligjisë së re dhe përllogaritjes së formulës që do të çojë në çmimet e reja reale. Në vazhdim të procesit, pritet që Këshilli i Ministrave të miratojë metodikën dhe çmimet e reja të kompensimit, me të cilat kanë të drejtë të njihen subjektet e shpronësuara.