E Shtunë, 31 Tetor 2026

Program zgjedhor, ndarje postesh

Te pakten 9 pika jane permendur nga zyrtare te PD-se si te rendesishme per te kryer nje sere reformash qe do ta shpinin vendin drejt integrimit dhe vete forcen ne pushtet per te kerkuar nje mandat te dyte ne zgjedhjet e pergjitheshme te vitit 2009. Pak me shume se 1 vit perpara votimeve te 2009-es, Partia Demokratike e kryeministrit Sali Berisha thote se do te hartoje programin zgjedhor dhe se mbetet e vemendshme per te ndermarre reforma te rendesishme brenda saj ne nivelet e drejtimit apo ndarjes se posteve. Aleksander Biberaj, nje nga figurat kryesore te Partise Demokratike ne Kuvend dhe ne struktura, anetar kryesie, sidomos pas ardhjes ne pushtet, tha se forca me e madhe e djathte ne vend eshte e prirur qe ta shohe vitin 2008 si vitin e pergatitjeve te saj ne te gjitha nivelet. Biberaj i konfirmoi "Korrierit" se Partia Demokratike mbetet e perqendruar ne politikat e saj te Kuvendit ku perfshihet hartimi dhe miratimi i ligjeve dhe te qeverisjes, pa u larguar nga praktikat e permiresimit te drejtimit te saj si force. Sipas Biberajt, viti 2008 "do te jete edhe vit i rendesishem edhe te partia, pasi dihet qe eshte PD qe do te dale ne zgjedhje, ndaj do te hartohet programi i ri elektoral". Me nje qendrim te qarte, Biberaj parashtroi per "Korrierin" ceshtjet themelore, mbi te cilat perqendrohet vemendja e PD-se, qeverise dhe hartimit te politikave teresore. Ai i quajti "Sfidat 2008" te gjitha ceshtjet, per te cilat punon PD. "Reforma zgjedhore dhe reforma ne drejtesi. Lufta pa kompromis kunder korrupsionit. Reformimi i PD-se dhe pergatitja per zgjedhjet e vitit 2009. Berja e bilancit te punes se qeverise duke krahasuar me programin elektoral te vitit 2005 dhe pergatitja e programit te ri elektoral per zgjedhjet 2009. Pergatitja e infrastruktures per te pasur ne vitin 2009 zgjedhje te lira, te ndershme me rezultate te pranuara nga te gjitha palet. Hartimi i regjistrit themelor te votuesve dhe i kartave te identitetit"-saktesoi deputetei Aleksnader Biberaj. Me pare ne rrjetin televiziv "Alsat", ai kishte saktesuar se idea kryesore mbetej ne kuadrin kuvendar, plotesimi i reformave ligjore qe do te diskutohen nga ligjvenesit, me theks drejtesine. Nderkaq, vemendja e perqendruar ne reformat partiake, per demokratet mbetet pike e rendesishme e paraqitjes se tyre te zgjedhesit. Aleksander Biberaj thote se ketu perfshihet ceshtja e funksonimit te partise si dhe e quajtura "ndarje e posteve".
Reforme partiake
Partia Demokratike, sipas gjykimit te Biberajt, do te perfshihej nga reformat, nje kuader normal zhvillimor per nje force politike ne pushtet. Biberaj ishte shprehur qe per funksione te mbetura te lira ne parti ofroheshin alternativa te hapura dhe kjo parashihej qe nga shtatori i shkuar. Qellimi mbetej mirefunksionimi i partise dhe pergatitja e saj per zgjedhjet e pergjitheshme te ardhshme te 2009-es. Kerkese mbi keto parime, perfshi fillimin e pergatitjes se programit zgjedhor, kishte bere ne nje mbledhje grupi deputeti Rexhep Uka. Nderkaq, Biberaj veren se "normalisht qe do te rishikohet ceshtja e mandateve" ne parti, pasi sipas tij "dihet qe eshte permendur vazhdimisht ndarja e mandateve nga ekzekutivi nga mandatet politike ne PD, qe mund te jete alternativ, pra plotesimi i vendeve vakante". Argumentimi eshte se pas ardhjes ne pushtet ne PD kane mbetur vende te lira ne strukturat drejtuese. "Mendoj se do te kete nje sere reformash brenda partise, te cilat duhet ta pergatisin partine per zgjedhjet e vitit 2009"-tha Biberaj. Pas fitores se zgjedhjeve te pergjitheshme te 3 korrikut te 2005-es, Partia Demokratike u perball me zhvendosjen e zyrtareve te larte te saj ne nivelet drejtuese te vendit, perfshi kuadrot ne administrate dhe jo vetem institucionet themelore te shtetit. Pos kryetarit Sali Berisha, i pergatitur per ta udhehequr PD-ne ne qeveri me mandatin e kryeministrit, ne drejtimin e Kuvendit dhe me pas te presidences, u zgjodhen nenkryetaret Jozefina Topalli dhe Bamir Topi. Me pare nje numer zyrtaresh partiake u percaktuan ne drejtime dikasteresh apo poste te niveleve te dyta, zevendesministra a drejtore. Kjo beri qe te forcohej e te diskutohej gjeresisht, pa u perjashtuar nga kryetari-kryeminister Berisha, idea e ndarjes se posteve ne parti me te detyrave ne ekzekutiv. Nje deklarate e kryeministrit Berisha u pasua shpejt nga paraqitja zyrtare e Arben Imamit, drejtor i kabinetit te tij, per Sekretar te Pergjithshem, detyre qe mbahet nga ministri i Financave, Ritvan Bode. PD pas zgjedhjes se Topit president, votoi Astrit Patozin si kryetar te grupit kuvendar. Imami ishte mbeshtetes i qendrimit se eshte koha qe funksionaret partiake te jene ne zyrat e forces se tyre politike. Ai kishte thene gjithashtu se zyrtaret partiake mund te jene edhe anetare qeverie, anetar Parlamenti, por jo medoemos. Sipas Imamit, "e rendesishme eshte qe funksionaret e partise ne nivel qendror, por edhe vendor te jene ne zyrat e partise", pasi verente se "kemi nevoje ta rihapim partine". Me pas, zevendeskryeministri Gazmend Oketa shprehej se duke pasur parasysh se shkohej zgjedhje te pergjithshme, zgjidhja duhet pare ne funksion te fitimit te tyre nga PD. Ai nuk ishte kunder ndarjes se posteve ne nivele te caktuara, me qellim "qe strukturat e PD-se te funksionojne normalisht".
PD, sfidat 2008
Reforma zgjedhore
Reforma ne drejtesi
Lufta pa kompromis kunder korrupsionit
Reformimi i PD-se dhe pergatitja per zgjedhjet e vitit 2009
Berja e bilancit te punes se qeverise duke krahasuar me programin elektoral te vitit 2005
Pergatitja e programit te ri elektoral per zgjedhjet 2009
Pergatitja e infrastruktures per te pasur ne vitin 2009 zgjedhje te lira, te ndershme me rezultate te pranuara nga te gjitha palet
Hartimi i regjistrit themelor te votuesve
Hartimi i kartave te identitetit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›