Nishani: 21 janari dhe Konomi, përmbushëm misionin, drejtësia fjalën e fundit
Ministri i Brendshëm Bujar Nishani në një komunikim të tij me mediat ka bëre bilancin për vitin që sapo lamë pas. Duke mos e larguar nga vëmendja një ndër çeshtjet më të bujshme, atë të vrasjes së gjygjtarit Konomi, Nishani ka theksuar se Policia e Shtetit është e gatshme për të ofruar të gjitha kapacitetet e saj profesionale për ti ardhur në ndihmë Prokuriorisë për zbardhjen e plotë të çështjes.
Po kështu Nishani nuk ka hezituar të shprehë bindjen e tij të plotë se strukturat policore u angazhuan terësisht në përmbushjen e detyrave të tyre në ngjarjet e 21 janarit, ndërsa ka ritheksuar se dhunuesit e institucioneve do të përballen me ligjin.
“Të gjitha strukturat e shteti që u angazhuan në mbrojtjen e rendit publik dhe sigurisë publike në 21 janar dhe padyshim kanë përbushur misionin e tyre. Dhunimi i institucioneve, është padyshim një veprimtari kriminale, por kjo cështje është tashmë në hetim dhe duhen gjykuar aktorët që ishin prezent në sulmin e institucioneve kushtetuese më 21 janar”,- u shpreh ministri Nishani.
Më tej Ministri i Brendshëm ka evidentuar të gjitha arritjet e vitit që lamë pas, duke e cilësuar një vit me dinamikë të madhe.
“2011 për MB ishte vit me dinamikë shumë të madhe. Përballuam sfidat për vendin, përmbytjet në qarkun e Shkodrës dhe Lezhës ku nuk pati asnjë viktimë, menaxhuam profesionalisht situatën e zjarreve gjatë verës. Menaxhuam mirë dhe fushatën zgjedhore, viti i shkuar përfundoi dhe me ngritjen e sallava profesionale, regjistrin elektronik të gjendjes civile, u menaxhua profesionalisht fluksi i njerëzve në verë dhe gjatë festave të fundvitit. Suksese u shënuan dhe pasaportat biometrike, ku aplikuan 2128 000 persona. Sa i përket ndërmarrjeve të Ujësjellës Kanalizimeve rreth 90% e aksioneve u kanë kaluar pushteteve vendore. Patëm rritje të nivelit të goditjes së krimminalitetit dhe nivelit të zbulueshmërisë në 84%. U zbuluan rreth 298 ngjarje të vjetra, vepra kriminale të pasbuluara ndonjëherë”-deklaroi Nishani.
Ndërsa lidhur me objektivat për 2012 Ministri Nishani ka ritheksuar se ky vit është një vit shumë i rëndësishëm pasi shënon 100 vjetorin e Pavarësisë. Ndërsa ka shprehur si prioritet të prioriteteve rritjen e sigurisë në vend, plotësimin e detyrimeve të MB në kuadër të integrimit dhe lehtësira ndaj investitorëve të huaj në Shqipëri.
“Objetivat për 2012 duke qenë dhe vit i 100 vjetorit të pavarësisë kanë si prioritet rekomandimet e Komisionit Europian në kuadër të integrimit.Krahas kësaj rritja e sigurisë publike dhe rritja e luftës ndaj krimit do të jetë prioritet ndaj prioriteteve, monitorim i kamerave të sigurisë në qytet, gjobitja për shkelësit. Në fushën e legjislacionit do të synojmë përmirsim të ligjit për të huajt për dhënien e vizave dhe nënshtetësisë, duke u krijuar lehtësira investitorëve të huaj. Por nuk mund të lëmë jashtë vëmendjes dhe komunikimin e ngushtë me median, duke ofruar transparencë të plotë”-përfundoi Nishani.