Tiranë, gruaja tenton të hidhet nga kati i 5, shkak pronat

Një situatë kaotike dhe e paqartë është krijuar në afërsi të maternitetit “Koço Glikozheni”. Një grua, kërcënon se do të hidhet nga ballkoni i apartamentit të saj, i cili gjendet në katin e pestë të pallatit.
Shtetësja Dëshira Qoku, e divorcuar nga bashkëshorti i saj dyshohet se vuan nga depresioni.
Mësohet se ky depresion është rezultat i mosgjidhjes së çështjes së pronave pas përfundimit të proçesit të ndarjes nga bashkëshorti i saj.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po përpiqet të negociojë për zgjidhjen e situatës, për të shmangur finalizimin e një fundi tragjik.