Nishani Bashkepunim me EULEX kunder krimit te organizuar
Drejtesia shqiptare dhe misioni EULEX ne Kosove do te thellojne dhe me tej bashkepunimin ne fushen e krimit te organizuar dhe luften ndaj fenomeneve te tjera negative.
Ne takimin e zhvilluar me kreun e EULEX ne Kosove Xavier Bout de Marnhac ministri i Drejtesise Bujar Nishani garantoi bashkepunimin e pales shqiptare.
Nishani theksoi kontributin e ministrise se Drejtesise ne fushen e bashkepunimit nderkombetar juridiksional si dhe asistencen juridike qe i eshte i ofruar autoriteteve te drejtesise se Kosoves.
Ai shprehu gatishmerine e tij me qellim qe ndihma e ndersjellte ne fushen e bashkepunimit ndergjyqesor te jete e shpejte dhe efikase.
Drejtuesi i EULEX-it Xavier Bout de Marnhac tha se e konsideronte kete vizite pune ne Shqiperi si shume te rendesishme persa i perket diskutimit dhe bashkerendimit te punes ne kryerjen e procedurave ne fushen e drejtesise dhe te rendit.
Ne takim u fol dhe per tre draft ndashmarreveshje te cilat do te nenshkruhen se shpejti nga autoritetet e drejtesise ne Shqiperi dhe Kosove ne fushen e bashkepunimin juridiksional si dhe te tjera qe i vijne ne ndihme ceshtjes se sundimit te ligjit ne Kosove.
Vizita e De Marnhac ne Tirane eshte pjese e turit te tij ne vendet e Ballkanit konkretisht ne Beograd Podgorice dhe Shkup.