MPPT Ja rruget e bllokuara nga permbytjet

Ministria e Puneve Publike dhe Transportit ka bere publike akset rrugore te cilat paraqesin veshtiresi ne levizje ne zonat e permbytura ne qarkun e Shkodres. Ne nje njoftim zyrtar te MPPT-se thuhet se ne hyrje te qytetit Shkoder para ures se Bunes dhe ne Harkun e Berdices ka permbytje te rruges me rreth 25 cm uje.
Ja disa nga rruget e bllokura te njoftuara nga MPPT-ja
1.Tek Ura e Bunes uji ka kaluar mbi ure duke krijuar gjithashtu permbytje te rruges
2.Rruga per ne Muriqan eshte e bllokuari
3.Shiroke eshte e permbytur
4. Ne segmentin rrugor Harku i Berdices - Velipoje kuota e ujrave ne uren e Gjolulit eshte rreth 45cm nuk qarkullojne as mjetet e medha mjetet e vogla qarkullojne nga rruge dytesore
5. Ne segmentin rrugor Koplik - Dedaj - Boge si rezultat i bllokimit te zona e Perroit te Thate qarkullimi i mjeteve kryet nepermjet nje rruge dytesore provizore.
6. Aksi rrugor Shkoder-Velipoje eshte i pakalueshem
7. Hyrja per ne Shkoder behet nga Mjeda
8. Te bllokuara jane gjithashtu edhe segmentet Shkoder-Hani i HotitVermosh Bushat- Mali i Jushit Qafe Qele-KomanUra e Bunes-Muriqan
9. Ne segmentin rrugor Sopot-Ura e Bujanit kalohet me veshtiresi. Po e njejta situate eshte edhe ne uren e Fierzes
10. Ne segmentin Peshkopi-Muhurr - Qafe Draj ka bllokim te rruges ne dy pika ne Komunen Muhurr fshati Vajmdhoj dhe ne komunen Rec
11. Ne aksin Peshkopi-Murre-Qafe Drojet 5 km larg Murrit eshte shembur nje ure B/A me hapesire drite 3 m.Rruga eshte e bllokuar
12. Ne afersi te qytetit te Klosit ka nje rreshqitje e cila ka bllokuar komplet trupin e rruges
13. E pakalueshme eshte gjithashtu edhe unaza e Bulqize
14. Ne kilometrin 4 te aksit rrugor Ura e Matit-Rreshen eshte aktivizuar nje shembje 50-60 ml. Jane marre masat nga Drejtoria Rajonale dhe firma kontraktuese per hapjen e rruges rruga eshte me nje kalim.
15. Ne segmentin Shengjin-Kune ka uje ne rruge me gjatesi 1.3 km kalimi behet ne rrugen anesore.
16. Ne aksin rrugor Vlore - Sarande qarkullimi kryhet me nje kalim ne vendet e quajtura Jonufra 1 Dukat Fshat Dalje Piqeras. Ne keto pika eshte vendosur sinjalistika perkatese.
Nderkohe Drejtoria e Pergjitheshme e Rrugeve njofton se ne bashkepunim me drejtorite Rajonale Rrugore dhe me firmat e kontraktuar per mirembajtjen e rrugeve jane ne gadishmeri te plote me mjete dhe personel teknik per te kthyer rruget ne gjendje normale per trafikun megjithese rreshjet e shumta vazhdojne.