E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani: Heqja e fotografisë, akt joserioz. Braçe: Beteja e Presidentit, qesharake

For the story BC-EU—Albania-PresidentPresidenti Bujar Nishani e ka cilësuar si jo serioz vendimin e marrë nga qeveria e re për zëvendësimin e fotografisë së Presidentit nga zyrat e institucioneve të shtetit me atë të Ismail Qemalit. Kreu i shtetit tha se Rama është kryeministri i parë që bën një veprim të tillë që sipas tij është në kundërshtim me Kushtetutën.

Reagimi

Në vijim të reagimit të tij, Presidenti tha se pret nga kryeministri i ri Rama që të bëjë punë serioze dhe jo gjeste të tilla. Është hera e parë që një kryeministër të nisë punën me heqjen e fotos. Nuk është serioze! Heqja e fotos nuk është punë, por gjest dhe si i tillë nuk kërkon angazhime. Është e kollajtë, nuk kërkon lodhje dhe fantazi dhe as inteligjencë. Presidenti i Republikës pret nga kryeministri të bëjë punën dhe jo gjeste. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton se Presidentit i Republikës është kreu i shtetit dhe i jep të drejtën atij të përfaqësimit të unitetit të popullit, u shpreh Presidenti Buajr Nishani. Më tej, kreu i shtetit vlerësoi kontributin dhe veprën e Ismail Qemalit ndërsa shtoi se Kushtetuta e vendit është ajo që duhet mbrojtur në çdo rast. Ismail Qemali është kontribuues i madh në historinë e Shqipërisë, por historia është histori dhe Kushtetuta duhet të mbrohet në çdo rast. Sforcimet për të vendosur presidentin si kundërshtar nuk janë të shëndetshme. Shqiptarët kanë nevojë për bashkim dhe kontribute, për punë dhe zhvillim ekonomik. Presidenti i Republikës do jetë në mbrojtje të Kushtetutës, përfundoi Presidenti Nishani.

Vendimi

Në mbledhjen e parë të qeverisë të zhvilluar të dielën pasdite, kryeministri Edi Rama mori tre vendime mes të cilëve edhe vendimin për heqjen e portretit të presidentit nga institucionet shtetërore dhe zëvendësimin e tij me portretin e Ismail Qemalit. Ky veprim i Ramës solli menjëherë reagimet e opozitës të cilat e cilësuan atë si një veprim antikushtetues.

Braçe: Beteja e Nishanit për fotografinë, qesharake

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, e ka cilësuar si qesharake debatin për heqjen e fotos së Presidentit nga zyrat e institucioneve. Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Braçe shkruan se kjo gjë nuk përcaktohet në Kushtetutë. Beteja e Bujar Nishanit për foton e tij është tërësisht qesharake! Madje, përfshirja e PD në këtë betejë e bën edhe më qesharake betejën e tij. Duhet ti japi fund. Sot (dje) e dëgjova të referohej në Kushtetutë për të mbrojtur foton e tij. Është tërësisht turp, shumë, shumë turp. Nuk ka asnjë rresht në Kushtetutë që të flasë për foto të presidentit. Asnjë. Në anën tjetër, presidenti e konsideron veten si përfaqësues i unitetit të popullit. Por, presidenti nuk kupton se përfaqësues i unitetit të popullit nuk është titull apo më qartë, në gjuhën e tij, nuk është gradë! Madje, nuk është as kostum që ai e vesh dhe i rri mirë e i shkon. Apo më keq, nuk kupton se një cilësim i tillë nuk ka lidhje automatikisht me foton e tij, shkruan Braçe. Sipas tij, Nishani nuk mund të përfaqësojë unitetin e popullit, pasi vetë PD-ja e konsideron atë si njeriun e vet, gjë që e pranoi edhe Lulzim Basha në konferencën e tij. Ndërkohë që është kryetari i PD ai që i shqyen presidentit këtë kostum, si përfaqësues i unitetit të popullit. Në deklaratën origjinale të Lulëzim Bashës sot pas orës 14:00, ai tha se: Heqja e fotos së presidentit nga zyrat e shtetit është edhe një akt urrejtje i Edi Ramës ndaj Partisë Demokratike, që ishte forca politike që e kandidoi atë. Basha e kuptoi pak me vonë çtha, ndaj dhe e hoqi nga deklarata e shkruar që ju shpërndau mediave. Por, kaq mjafton për të thënë se edhe Basha e di që Bujar Nishani nuk është ai që thotë se është, përfaqësuesi i unitetit të popullit, shkruan deputeti i PS-së, Erjon Braçe.

Meta ironi me Topallin: Nuk e gjeta nportretin e Nishanit në zyrat e Kuvendit

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka komentuar sërish dje rreth vendimit të qeverisë për zëvendësimin e fotografisë së Presidentit me atë të Ismail Qemalit në zyrat e institucioneve të vendit. Duke përdorur tone ironike Meta tha se nuk e ka gjetur fotografinë e Presidentit Nishani në zyrat e Kuvendit, ndërsa shtoi se do ta vendosë fotografinë e kreut të shtetit së bashku me atë të Ismail Qemailit. Faktin që ne duhet të orientohemi drejt vlerave më përbashkuese, që e forcojnë unitetin kombëtar dhe kjo çështje nuk duhet keqkuptuar sipas mendimit tim. Por për të qenë më konkretë, nuk mund ta heq portretin e presidentit nga zyra e kryetarit të Kuvendit, sepse nuk e kam gjetur portretin e tij në këtë zyrë, por do ta vëmë javës tjetër foton e tij në zyrën e Kuvendit, në respekt të asaj që përfaqëson Kuvendi dhe të asaj që përfaqëson Presidenti në Kushtetutë, ashtu sikurse do të vëmë kudo portretin e themeluesit të shtetit tonë, Ismail Qemalit, u shpreh kryetari i Kuvendit, Ilir Meta. Ndërkohë një ditë më parë në lidhje me këtë çështje meta e cilësoi këtë vendim të qeverisë si të drejtë pasi sipas tij, figura e Ismail Qemailit është simboli i bashkimit. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›