E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Uroj që Rama të kthehet me mendje në kokë nga Brukseli

bashaKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi në lidhje me vizitën e kryeministrit Edi Rama në Bruksel. Kreu i demokratëve siguroi edhe një herë mbështetjen e opozitës për integrimin evropian të vendit ndërsa i kërkoi kryeministrit Rama që ti lexojë mesazhet e Brukselit jo si një gjë rutinë por si këshilla për mënyrën sesi duhet të sillet me opozitën. Dua të siguroj përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Europian në Bruksel, sikurse kemi siguruar qytetarët dhe Kuvendin e Shqipërisë këto ditë, se opozita e re shqiptare nuk do të jetë në asnjë moment pengesa dhe problemi i integrimit të vendit në BE, se do të jemi promotorë, siç kemi qenë në qeveri, se do të votojmë çdo ligj dhe akt shkon në përmbushje të kritereve të integrimit, tha Basha. Kryetari i opozitës kritikoi gjithashtu vendimin e Ramës për heqjen e fotografisë së Presidentit nga zyrat e institucioneve të shtetit. Në vrapin e tij drejt godinës së Qeverisë, akoma pa u tharë boja e firmës së betimit para Presidentit të Republikës, nxitoi të hiqte portretin e tij në shkelje flagrante dhe përçarëse të Kushtetutë. Kjo nuk është rruga për të shkuar në Europë, tha kreu i demokratëve. Basha e mbyll fjalën e tij me një urim drejtuar kryeministrit. I uroj Ramës të kthehet me mend në kokë dhe këmbë në tokë dhe të heqë dorë nga fryma e përçarjes dhe e urrejtjes, u shpreh Lulzim Basha.

Berisha: Përfaqësuesit e Brukselit shprehën mos besim ndaj Ramës

 Ish-kryeministri Sali Berisha tha se përfaqësuesit me të cilët Rama u takua në Bruksel shprehën kushte dhe mosbesim ndaj tij. Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha  shkruan se Rama dhe integrimi nuk pajtohen. Presidenti Van Rompuy dhe Presidenti Barroso u shprehen se përcaktuese për marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë do jenë qëndrimet e qeverisë ndaj: 1- opozitës, 2- të drejtave të njeriut, 3- administratës publike, 4- parlamentit, 5- luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe se javët e ardhshme do të jenë kritike, vendet anëtare po vëzhgojnë me kujdes. Ndërsa Kryetari i Parlamentit Schulz tha se statusi mund të merret para zgjedhjeve europiane, dmth nga pranvera. Kurse në Komisionin e Jashtëm Jelko Kacin pyeti z.Rama se si do ta luftojë ai korrupsionin në Partine Socialiste. Me fjale të tjera PS parti e korruptuar. Udhëheqja e Brukselit ka ndjenja miqësore për Shqipërinë por e dinë se Rama është politikani i vetëm në Europë që 8 vite me radhë bëri gjithçka për të penguar integrimin e vendit të tij në BE. Rama dhe integrimi nuk pajtohen!, shkruan ndër të tjera Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›