E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani: KLSH transparencë, pa marrë parasysh se kush preket

TIRANE – Në mënyrë të padrejtë, roli dhe angazhimi i pjesëtarëve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, nuk vlerësohet. Kështu u shpreh Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani i pranishëm në analizën vjetore të 2012-ës të institucionit të KLSH-së. Presidenti ndau vlerësim të veçantë për dinamizmin dhe angazhimin e Bujar Leskaj në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

“KLSH një institucion i veçantë. Në radhë të parë të gjithë institucionet duhet të manifestojnë një vlerësim për angazhimin dhe kontributin tuaj”, tha Nishani, ndërsa theksoi se njëherësh edhe anëtarët e KLSH-së duhet të dinë rëndësinë e rolit që kanë.

Duke theksuar rolin dhe pozicionin e veçantë të këtij institucioni në shoqëri, kreu i Shtetit tha se ky rol duhet të përkthehet në përgjegjësi edhe më të madhe në raport me shoqërine, por edhe në raport me vetë shtetin.

Kreu i Shtetit vuri theksin në luftën kundër korruspionit dhe transparencën pa marrë parasysh se kush mund të preket nga rezultatet e tyre.

Vetë kryetari i Kontrollit të lartë të Shtetit, Bujar Leskaj u shpreh se sfida e institucionit që ai drejton mbetet modernizimi i KLSh dhe lufta ndaj korrupsionit, ndërsa njëherësh theksoi se duhet paratë duhet të përdoren një mënyrë efektive.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›