Nishani: Konferenca, peng i Shoqatës së gjyqtarëve
Ministria e Drejtësisë ka përfunduar detyrën e saj në draftimin e Projektligjit për Konferencën Gjyqësore Kombëtare, mbështetur edhe në sugjerimet e bëra nga aktorë të sistemit të drejtësisë si përfaqsëues të Konferencës Gjyqësore, Shoqatave të Gjyqtarëve, Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si dhe misioneve të asistencës ndërkombëtare.
Në një intervistë për TV Klan, Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, tha se,- qëllimi për përgatitjen e këtij Projektligji ka qenë që, Konferenca Gjyqësore Kombëtare, të funksionojë mbi bazën e një ligji, pasi më parë ka funksionuar mbi bazën e vetë-organizimit të saj.
Bujar Nishani “Fillimisht, ka patur një ankesë mbasi ky ligj u kalua në Parlament, dhe Gjykata Kushtetuese, e pezullloi me argumentin se, ligji duhet të kalonte me një shumicë të kualifikuar, 3/5 e votaveve në Parlamentit, duke e konsideruar këtë si një ligj organik. Që nga ky moment, Ministria e Drejtësisë ringriti një grup pune dhe tashmë ka realizuar draftin e një projekti të ri, në bashkëpunim me të gjithë aktorët e interesuar në sistemin e drejtësisë”.
Nishani tha se projektligji për Konferencën Gjyqësore Kombëtare, ku janë reflektuar të gjitha rekomandimet e grupeve të interesit, mbetet për t'u trajtuar në Parlament. Por ai shprehet skeptik mbi votimin nga opozita e këtij projekt-ligji.
Bujar Nishani "Mungesa e opozitës në Parlament, është një fakt publik, por, nuk është vetëm çështja e këtij Projektligji. Opozita mund të hyjë në Parlament e të mos e japë votën, si në rastin e ligjit për Gjykatën Administrative, i cili nuk ka kaluar në seancë pasi opozita nuk ka dhënë votat e saj.”
Funksionimi i Konferencës Gjyqësore Kombëtare, tashmë është bërë një çëshjte e diskutueshme dhe një ngërç mes hallkave të sistemit të së drejtës. Në 2005 Gjykata Kushtetuese doli me vendimin se Konferenca Gjyqësore Kombëtare duhet të mbidhet me një vendim gjykate dhe jo ashtu siç ka vepruar për vite me radhë.