Topalli: Konferenca Gjyqësore të zëvendësojë anëtarët e KLD
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli mbështet Konferencën e Gjyqësorit në vendimin e tij të ligjshëm për zëvendësimin e anëtarve të tij në KLD. Zonja Topalli ka publikuar këtë deklaratë për shtyp pasi takoi përfaqësuesit e Kuvendit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Sipas Kryetares së Kuvendit kjo është një drejtë e Gjyqësorit sipas Kushtetutës pasi ligji thotë qartë se kur Parlamenti nuk ka 3/5 numrit të përgjithshëm të votave, në rastin aktual ku opozita mungon. Kjo kompetecë i delegohet Konferencës së Gjyqtarëve dhe këtë nuk mund ta ndalë ansjë pasi pavarësia e pushtetit gjyqësor është kushti themelor për funksionimin e shtetit ligjor.