Nishani: Leximi me pajisje i kartave mund të realizohet
Ministri i Brendshëm i përgjigjet Parlamentit.
Por nuk mund të përcaktojmë as kohën dhe as koston e këtij shërbimi
Ministri i Brendshëm iu përgjigj, përmes një shkrese, 19 pyetjeve të drejtuara nga Komisioni i Reformës Zgjedhore lidhur me sigurinë e kartave biometrike. Sipas ministrit, në duart e qytetarëve shqiptarë janë 2 837 000 karta identiteti biometrike, ndërsa deri në fund të janarit 2012 kanë aplikuar gjithsej 2 962 000 qytetarë. Qëllimi i pyetjeve të bëra nga anëtarët e Komisioni të posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore ishte marrja e garancisë për identifikimin e zgjedhësve përmes kartës biometrike dhe gjurmës së gishtave, për ti hapur rrugën, nëse do të gjendet konsensus, një votimi elektronik të zgjedhësve, ose identifikimit të tyre në momentin e votimit. Identifikimi i një personi me letërnjoftimin elektronik nëpërmjet krahasimit me gjurmët e gishtave, është i vetëm dhe kjo garantohet nga teknologjia biometrike e përdorur. Letërnjoftimi elektronik është në përputhje me standardin ndërkombëtar ISO 7816 dhe teknologjinë Java Card 2.1.1., shkruan ministri Nishani në përgjigjet e tij. Sipas ministrit, mënyra e leximit të letërnjoftimit elektronik, formatet elektronike që duhen përdorur për të lexuar apo interpretuar atë janë të përcaktuara në këtë standard dhe varen nga zgjidhja teknike dhe infrastruktura përkatëse e institucionit shtetëror/privat të interesuar. Ministri jep garancitë e elementeve të sigurisë që ka karta biometrike.
Në letërnjoftim ruhen 2 nga 10 gjurmët e gishtave të marra gjatë regjistrimit, thuhet në përgjigjet e ministrit. Kreu i Ministrisë së Brendshme jep garancitë se përmes kartës biometrike dhe gjurmës së gishtit mund të verifikohet online identiteti i vërtetë i mbajtësit të saj. Koha e krahasimit të gjurmës së gishtit të shtetasit me letërnjoftimin, krahasim 1×1 është e shkurtër dhe varet dhe nga teknologjia e përdorur për leximin e të dhënave, thuhet në letrën e Nishanit.
Përgjigjet e dhëna nga Nishani për kartat e identitetit
Sa është numri total i personave që janë të pajisur me letërnjoftim elektronik?
Ministri: Numri total i aplikimeve deri më 27 janar 2012 është 2 962 000. Numri total i letërnjoftimeve elektronike të dërguara në zyra deri më 27 janar 2012 është 2 945 000.
Numri i letërnjoftimeve elektronike të tërhequra nga qytetarët deri më 27 janar 2012 është 2 837 000.
A është i mundur identifikimi në mënyrë të vetme i një personi nëpërmjet letërnjoftimit elektronik (ID Card) dhe gjurmës së gishtit të tij? Çfarë formatesh elektronike duhen përdorur për ta lexuar apo interpretuar këtë informacion?
Identifikimi i një personi me letërnjoftimin elektronik nëpërmjet krahasimit me gjurmët e gishtave, është i vetëm dhe kjo garantohet nga teknologjia biometrike e përdorur. Letërnjoftimi elektronik është në përputhje me standardin ndërkombëtar ISO 7816 dhe teknologjinë Java Card 2.1.1. Mënyra e leximit të letërnjoftimit elektronik, formatet elektronike që duhen përdorur për të lexuar apo interpretuar atë janë të përcaktuara në këtë standard dhe varen nga zgjidhja teknike dhe infrastruktura përkatëse e institucionit shtetëror/privat të interesuar.
Sa është koha e nevojshme dhe kostoja për të realizuar këtë shërbim?
Leximi i letërnjoftimit elektronik mund të realizohet me pajisje të teknologjive të ndryshme. Ne si institucion nuk mund të përcaktojmë as kohën dhe as koston e këtij shërbimi, pasi kjo varet nga kërkesa dhe infrastruktura e institucionit shtetëror/privat të interesuar.
A ekziston shenja e gishtit si imazh?
Po, në letërnjoftim ruhen 2 nga 10 gjurmët e gishtave të marra gjatë regjistrimit.
Cili është diapazoni kohor i procesimit për krahasimin e gjurmës së gishtit të marrë nga pajisja me atë që ndodhet në database, për një letërnjoftim të caktuar?
Regjistrimi i shtetasve për dokumente identiteti (letërnjoftim elektronik dhe pasaportë biometrike) bëhet online dhe komunikimi është njëdrejtimësh. Si i tillë, të dhënat e regjistrimit, ku përfshihen dhe gjurmët e gishtave, transmetohen të enkriptuara online në bazën e të dhënave përkatëse (AFIS), ku bëhet dhe krahasimi 1/N para prodhimit të dokumentit. Koha e këtij krahasimi është e shkurtër (krahasim automatik) dhe varet nga shumë faktorë teknikë, si shpejtësia e transmetimit të të dhënave, disponibiliteti i serverit, numri i kërkesave që po përpunon serverit në momentin e caktuar. Koha e krahasimit të gjurmës së gishtit të shtetasit me letërnjoftimin, krahasim 1×1 është e shkurtër dhe varet dhe nga teknologjia e përdorur për leximin e të dhënave.
A ka persona të pajisur me letërnjoftim për të cilët nuk është regjistruar gjurma e gishtit?
Po, ka persona për të cilët regjistrimi i gjurmëve të gishtave është bërë jo i plotë (jo 10 gjurmë e gishtave) ose nuk janë regjistruar asnjë. Regjistrimi i tillë është bërë për ata shtetas që kanë mungesë fizike të pjesshme të gishtave (mungojnë gjurmët e gishtave të prerë) ose të plotë të gishtave (mungojnë të gjitha gjurmët e gishtave të prerë) si dhe kanë dëmtim të gishtave (si djegie, sëmundje lëkure etj.).
Cilat janë të dhënat personale të mbajtësit të dokumentit, të cilat figurojnë edhe në forme elektronike?
Të dhënat elektronike të mbajtësit (shtetas shqiptar) të dokumentit, të cilat janë edhe në formë elektronike në letërnjoftim janë: numri personal, emri, mbiemri, gjinia, datëlindja, vendlindja, fotografia, firma elektronike, gjurmët e gishtave.
Lidhur me aplikimin Match on Card, mundet të kemi një përshkrim te detajuar se si funksionon realisht?
Ky aplikim përdoret në rastin e identifikimit me gjurmë gishti nëpërmjet krahasimit 1×1 të shtetasit me gjurmët e gishtave të ruajtura në letërnjoftim. Kjo realizohet nëpërmjet modulit përkatës të software-it të identifikimit: Biometric MOC (Match-on-card). Shpjegimi teknik i funksionimit të aplikimit përfshin 4 hapat e mëposhtëm:
1. Kur vendosim gishtin në lexues, imazhi kapet nga lexuesi.
2. Pikat karakteristike merren nga imazhi i gjurmës nga lexuesi.
3. Ato konvertohen në formatin e kërkuar ISO dhe dërgohen në letërnjoftim.
4. Letërnjoftimi informon lexuesin, nëse përputhet imazhi i gjurmës së marrë me gjurmën në letërnjoftim.
Çfarë informacioni mund të sigurohet duke aksesuar chip-in me kontakt, pa përdorur autorizimin e mbajtësit të kartës (PIN) të mbajtësit të letërnjoftimit?
Të dhënat personale të mbajtësit të letërnjoftimit që mund të lexohen pa përdorur autorizimin e mbajtësit të letërnjoftimit janë: numri personal, emri, mbiemri, gjinia, datëlindja, vendlindja, shteti, numri i dokumentit, emri i gjurmës brenda letërnjoftimit (nga 2 në 0 emra gjurmësh), data e lëshimit, data e skadimit, numri seria i chip-it.
A janë ekuivalente të dhënat e chip-it me kontakt dhe atij pa kontakt?
Jo. Nuk janë, pasi secili nga chip-et ka funksion të veçantë dhe të dhëna të ndryshme.
· Chip-i pa kontakt ka të dhëna dhe funksionalitete në përputhje me standardin ICAO 9303, për tu përdorur si dokument udhëtimi. Të dhënat që ndodhen në chip-in pa kontakt janë: Numri personal, emri, mbiemri, gjinia, datëlindja, vendlindja, shteti, numri i dokumentit, fotografia si format JPEG, autoriteti lëshues MB (Ministria e Brendshme), data e lëshimit.
· Chip-i me kontakt ka të dhëna dhe funksionalitet në përputhje me standardin ISO 7816, për tu përdorur si dokument identifikimi. Të dhënat që ndodhen në chip-in me kontakt janë:
Pa autorizimin e mbajtësit
Numri personal, emri