E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani: “Mandati i Ina Ramës përfundoi dje, shumë shpejt dekreti për Kryeprokurorin e ri”

23-11-2012 / Gazeta 55

Presidenti Bujar Nishani në një intervistë për ABC News i bën apel klasës politike që të angazhohet për sfidat e integrimit të vendit në BE

“Kryeprokurori aktual ka përfunduar mandatin e funksioneve dhe detyrës së tij”. Kështu u shpreh dje Republikës Bujar Nishani në një intervistë ekskluzive për ABC Neës me gazetaren Sonila Meço. Këtë vendim presidenti thotë se e ka të bazuar në Kushtetutë.
“Ky është një rast shumë i thjeshtë dhe çdo interpretim do të jetë formal. Në konceptin kushtetues mandati konsiderohet si një afat kohor i përmbushjes së detyrës dhe funksioneve të qëndrimit në detyrë, kohë e cila zgjat pesë vjet nga muaji kur merr detyrën”, u shpreh Nishani.
Tashmë kreu i shtetit është duke shqyrtuar kandidaturat.
Ai thekson se në momentin që do të krijojë bindjen për kandidatin përfundimtar menjëherë do të dërgojë dekretin në parlament.
Sipas presidentit, kryeprokurori duhet të jetë një figurë që simbolizon ato kritere dhe atë performancë që të bindë qytetarët dhe të fitojë besimin e tyre.
Presidenti ka folur edhe për dekretimin e datës së zgjedhjeve, të cilën u shpreh se do ta dekretojë pas festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë, duke marrë në konsideratë edhe shqyrtimet me partitë politike. Ndërsa, një apel të drejtpërdrejtë, presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka drejtuar klasës politike, për përmbushjen e kushteve të Komisionit Evropian dhe marrjen e statusit të kandidatit në BE.
“Nëse do të dështojmë në marrjen e statusit kandidat liderët kanë përgjegjësi para qytetarëve, ndërkohë që çështja e Fierit sipas tij është sa politike aq edhe ligjore”, tha Nishani.
Përsa i përket festimeve dhe axhendës së tij më 100 vjetorin e Pavarësisë presidenti u shpreh se ajo do të nisë nga Vlora me një ceremoni në sheshin e Flamurit dhe do të kulmojë me një pritje nga Presidenti për të gjithë të ftuarit nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›