E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani: Masa për ruatjen e qetësisë gjatë sezonit turistik

Detyra e policisë është ruajtja e rendit, por ardhja e sezonit veror do i shtojë uniformës blu edhe një tjetër detyrë, ruajtjen e qetësisë nga lokalet e natës si dhe kontrollin e të gjithë atyre që ushtrojnë aktivitet në lumenjtë me rafting. Në këto dy pika e ka venë theksin ministri i brendshëm Bujar Nishani në një takim me drejtues të policisë në qarqe per masat e marra nga uniformat blu për sezonin turistik. Gjatë fjalës së tij Nishani vuri theksin se duhet të jenë prefektët ata që duhet të jenë në kontroll të zhurmave të lokaleve të natës që shqetësojnë pushuesit, dhe për këtë duhet të ketë edhe një bashkëpunim edhe me policinë e rendit.
Ndërsa një tjetër masë për sezonin veror sipas Nishanit duhet të jetë edhe për ata që ushtrojnë aktivitetin e rafting, ku policia duhetë të ushtrojë një kontroll të imtësishëm kjo pasi sipas ministrit të brendshëm moskontrolli ka sjellë edhe vdekjen e një turiste çeke në lumin e Vjosës me kanoe.
Ndërsa drejtori i përgjithshem i policisë së shtetit Hysni Burgaj ka vënë në dukje sigurinë rrugore, ku sipas tij policia ka marrë të gjitha masat për të qenë në lartësinë e duhur ku këtë sezon pritet të ketë një fluks turistësh për kjo të mos sjellë aksidente rrugore.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›