Vjedhësit nuk kursejnë as ministrin e Punës, Ksera

Kësaj here, pre ka rënë banesa e ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, si për t’i treguar se kështu të gjen, kur nuk ofron shumë mundësi punësimi. Vjedhja ka ndodhur më 21 janar të këtij viti, por policia bëri të ditur vetëm arrestimin e autorëve.
Mësohet se grabitësit kanë marrë jo pak sende me vlerë në shtëpinë e ministrit, si një orë dore të shtrenjtë apo edhe I-PAD.
Policia ka çuar në pranga shtetasin Arbër Shyqyrukaj, 24-vjeç, ndërsa dy bashkëpunëtorë të tij janë shpallur në kërkim dhe po punohet për arrestimin e tyre. Vjedhjet në Tiranë dhe në rrethe të tjera të vendit janë shtuar tejet shumë kohët e fundit, madje shpesh edhe të dhunshme dhe nën kërcënimin e armëve. /Start/
2012-02-10 09:10