E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani Opozita te jape votat e saj per ndryshimet ne Kodin Penal

Deklarata Ministri i Drejtesise e vendos PS-ne para zgjidhjes Nese nuk voton nuk mbeshtet luften ndaj korrupsionit

Ministri i Drejtesise Bujar Nishani e ftoi opoziten qe te miratonte ne Parlament ndryshimet e fundit qe jane bere ne Kodin Penal per te vertetuar se ajo kerkonte qe ne vend te luftohej korrupsioni. Nishani ne nje interviste pak dite pasi qeveria miratoi disa ndryshime ne Kodin Penal theksoi se kjo ishte prova e radhes e opozites per te kuptuar nese ajo ben deklarata boshe apo kerkon te permiresoje legjislacionin ne vend. Opozita eshte perseri ne nje prove te radhes te te tjerat ajo ka deshtuar dhe nuk ka ofruar kontributin e saj por ka mbetur ne retoriken e akuzave. Ne kete rast ajo eshte perseri ne proven e radhes nese ajo mendon se ligji duhet te funksionoje ne menyre te drejtperdrejte ndaj atyre qe perfshihen ne afera korruptive theksoi drejtuesi i institucionit qe ka hartuar keto ndryshime ne kod. Ne lidhje me marrjen e kesaj iniciative Nishani theksoi se me ndryshimet e kerkuara ne Kodin Penal kerkohet ti jepet nje hov i ri luftes kunder korrupsionit. Sipas ministrit me keto ndryshime behet i mundur denimi i korrupsionit edhe ne subjektet private dhe per sa u perket shtetasve te huaj. Reflektimet ne ndryshimet e kerkuara ne Kodin Penal kane te bejne me forcimin e masave penalizuese ndaj korrupsionit apo krimit te korrupsionit. Se dyti eshte edhe barazvleresimi i masave qe duhet te parashikoje Kodi Penal edhe te vepres se korrupsionit qe ushtrohet nga subjektet private pasi deri me sot kemi pasur parashikime te ashpra kryesisht ne entet publike deklaroi Nishani. Gjithashtu sipas Nishanit ne kete draft parashikohet marrja e masave edhe ndaj subjekteve te huaja qe ushtrojne aktivitet brenda territorit te Republikes se Shqiperise qe nga organizmat nderkombetare apo brenda institucioneve te ndryshme. Ky eshte hapi i pare qe i takonte ekzekutivit i cili merr iniciativen reflekton dhe me pas ia percjell legjislatorit. Tani eshte detyrim i ligjvenesit i cili duhet te vijoje kete fryme angazhimi qe eshte treguar nga qeveria dhe ti miratoje keto ndryshime. Jam i bindur qe mazhoranca do ta mbeshtese kete hap dhe keto rekomandime pasi i shkon ne sherbim institucioneve te pavarura sic jane prokuroria dhe gjykatat thekson Nishani. Por ndryshimet ne Kodin Penal kerkojne edhe votat e opozites ne Parlament per shkak se Kushtetuta parashikon se per te ndryshuar kodet kerkohen 84 vota. Tashme miratimi i kesaj nisme mbetet vetem ne dore te opozites e cila ende nuk eshte prononcuar nese do ti votoje apo jo keto ndryshime qe i propozon mazhoranca ne Kodin Penal. Keto ndryshime pritet te behen se shpejti edhe pjese e axhendes se Parlamentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›