E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nurja Formulari mund te ndryshohet nese lind nevoja

Intervista Flet drejtoresha e INSTAT Hapat per regjistrimin e popullsise

Drejtoresha e pergjithshme e INSTAT-it Ines Nurja ne nje interviste per gazeten Shqip sqaron te gjitha ndryshimet qe i jane bere formularit te regjistrimit te popullsise. Duke u ndalur ne piken me te diskutuar te ketij formulari ate qe lidhet me deklarimin e etnise Nurja shpjegon edhe faktin se pse ne formular eshte hequr pika ku renditeshin etnite e ndryshme qe mund te deklaroheshin nga qytetaret shqiptare...

Tetori eshte percaktuar edhe si muaji i fundit ne te cilin do te beheshin konsultimet per menyren sesi do te hartohen pyetjet ne formularin e Regjistrimit te Popullsise dhe Banesave per vitin 2011. A ka mbaruar ky proces dhe cilat jane grupet e interesit dhe komunitetet ne vend me te cilat ky formular eshte konsultuar

Pyetesori i regjistrimit te popullsise dhe banesave 2011 ka qene objekt i rishikimit per faktin sepse ka pasur nje kalendar aktivitetesh me grupet e interesit i cili eshte parashikuar te perfundoje ne tetor te ketij viti. Kryesisht takime me intensive jane bere me keto grupe ne fazen parapergatitore te regjistrimit Pilot. Perpara hedhjes ne terren te pyetesorit INSTAT ka zhvilluar takime te shumta me grupet e interesit ku jane reflektuar dhe sugjerimet e tyre. Qellimi i takimeve ka qene dhenia e informacionit rreth regjistrimit prezantimi i pyetesoreve te regjistrimit me qellim permiresimin e cilesise se pyetjeve dhe saktesise se informacionit qe do te derivoje nga ky regjistrim. Por dua te theksoj se ekspertet demografe qe vijne nga Eurostat ne INSTAT kane qene te shumte dhe ata kane pasur diskutime me stafin tone mbi keto pyetje. Disa ndryshime qe jane bere nga ekspertet lidhen me pyetjet e punesimit bujqesise dizabilitetit dhe arsimit. Keto per arsye sepse Eurostat ka nomenklatura te posacme per te tilla pyetje. Tani po pergatitet versioni perfundimtar i pyetesorit dhe ne mbledhjen e ardhshme te Komisionit te Regjistrimit te REPOPB-AL 2011 do te merret nje vendim. Por kjo nuk do te thote qe nuk mund te ndryshoje me nese del e nevojshme qe nje pyetje te riformulohet apo te rikonceptohet me qellim pershtatjen me standardet qe na kerkon Eurostat.

Ne ndryshim me formularin e bere publik ne pjesen e pare te ketij viti shohim se aktualisht ka nje ndryshim per sa i perket menyres sesi deklarohet etnia ku ne vend te renditjes se nje sere etnish jane percaktuar vetem shqiptar ose tjeter. Pse ka ardhur ky ndryshim dhe a eshte e dhene e nevojshme dhe e llogaritshme grupi tjeter

Ekzistojne dy menyra baze per te mbledhur keto te dhena ose pyetja te kete nje liste te gjate te te gjithe grupeve etnike qe ekzistojne ne nje vend ose pyetja te jete e hapur fare pra me nje kuti ku secili te vendose etnine e tij. Sic duhet ta keni vene re INSTAT ne fillim aplikoi metoden e vendosjes se pyetjeve me liste por nga takimet me grupet e interesit rezultoi qe shume minoritete kishin pretendime per renditjen e pyetjeve. Duke pare kete per te ruajtur te drejtat e barabarta per te gjitha minoritetet INSTAT ne konsultim me ekspertet e Eurostat mendoi se me mire do te ishte te vendoste nje liste te hapur duke vendosur vetem etnine shqiptare per faktin sepse e para dihet qe jane shumica dhe e dyta kjo ndihmon ne procesin e skanimit optik si mjet identifikues. Per sa i perket pyetjes lidhur me etnine grupi tjeter INSTAT disponon te gjitha mjetet dhe teknikat statistikore per ti bere rezultatet e agreguara te dallueshme ne grupe te vecanta te deklaruara nga individet me vullnetin e tyre te lire.

Disa specialiste te fushes se statistikave jane shprehur se ky ndryshim eshte bere per shkak te pamundesise se INSTAT dhe institucioneve te tjera shteterore per te mbledhur kete te dhene etnite e plota. Cili eshte qendrimi juaj ne kete kuader. A munden keto institucione te nxjerrin nje te dhene cilesore edhe per sa i perket llojeve te ndryshme te fese qe mund te deklarojne shqiptaret

Kjo deklarate nuk e besoj te jete bere nga eksperte statistike te cilet kane njohuri mbi demografine dhe mbi organizimin e regjistrimit te popullsise. INSTAT-i zoteron te gjitha burimet e nevojshme per te garantuar plotesine e mbledhjes se te dhenave jo vetem per perkatesine etnike dhe fetare por per te gjitha pyetjet qe perfshihen ne formularin e regjistrimit. Cilesia e ketyre te dhenave ka te beje me deklarimin e lire te cdo qytetari mbi keto pyetje. Dhe nga ana tjeter duhet ta dini qe INSTAT eshte nje agjenci statistikore e cila merret me statistika dhe jo me politike apo histori. Ne e kemi te percaktuar ne ligj qe cdo e dhene individuale nuk mund ti jepet askujt pasi ligji Per Statistikat Zyrtare e ka shprehur te qarte qe qellimi eshte e dhena statistikore. Arsyeja e ndryshimit te kesaj pyetjeje sic jua shpjeguam me lart ka te beje me faktin sepse pyetja e hapur do te ishte me mire per te mos diskriminuar askend mbi deklarimin e tij te lire.

Pervec pergatitjeve per procesin e mbledhjes se te dhenave cfare po behet per nevojen e nje kontrolli te ketyre te dhenave ne rastet kur nga qytetaret mund te kete abuzime

E para parimi i ketij regjistrimi eshte si ne te gjitha vendet demokratike me vetedeklarim. Nga ana tjeter INSTAT ka pergatitur nje fushate sensibilizuese per te kuptuar drejt rendesine e ketij procesi i cili padyshim do te ndikoje ne politikeberjen e 10 viteve te ardhshme mbi punesimin arsimin shendetesine etj. Teknikisht pyetesori i cili plotesohet nga anketuesi do te kaloje disa hallka per kontrollimin e tij. Ne cdo zone numerimi do te kete supervizore te INSTAT-it qe do te kontrollojne qe te dhenat e mbledhura nga anketuesit te jene te sakta ashtu sic i ka deklaruar cdo individ. Me e rendesishme eshte qe per here te pare ne Shqiperi do te kryhet ajo qe ne operacionet statistikore quhet PES Post Enumeration Survey e cila konsiston ne nje ankete me zgjedhje ku do perdoret i njejti pyetesor i praktikuar gjate regjistrimit. Kjo analize behet per te kuptuar se sa konsistente jane keto te dhena qe jane marre nga regjistrimi. Dy jave pasi perfundon i gjithe procesi i regjistrimit INSTAT do te kryeje kete analize me anketues te tjere supervizore dhe staf qe nuk ka marre pjese ne regjistrimin e pergjithshem per te matur ne menyre shkencore se si ka ecur procesi i regjistrimit nga pikepamja e cilesise se tij.

Ne regjistrimet e meparshme kemi raste kur ka pasur probleme me vendlindjen e shume banoreve te Shqiperise. Banoret e komunitetit cam thone se kane deklaruar si vendlindje fshatra te Greqise por ato jane regjistruar si territor shqiptar. A mund te perballemi me raste te ngjashme ne Regjistrimin e 2011-s

Po kjo eshte e vertete por duhet te kini parasysh qe demografia ka perkufizimin e vet mbi popullsine qe perdoret prej shume vitesh ne te gjitha vendet. Regjistrimi i popullsise behet per te matur ate popullsi e cila quhet rezidente pra banuese. Dhe ky eshte nje definicion demografik nuk eshte i ndryshem ne asnje vend. Konkretisht nese nje individ ka lindur jashte territorit te Republikes se Shqiperise kudo qofte por banon ne mbi nje vit ne kete Shqiperi dhe ne momentin e regjistrimit ndodhet ne kete territor quhet rezident pra banor i ketij vendi. Kjo eshte e vlefshme edhe per emigrantet tane ne Itali Greqi e gjetke. Nese ata banojne atje prej vitesh jane pjese e asaj popullsie edhe pse kane lindur ne Shqiperi. Por duhet te kuptojme qe keto jane koncepte statistikore. Duhet ta dini si kudo ne bote Institutet e Statistikave i perdorin te dhenat vetem per qellime statistikore dhe jo per te ndryshuar te dhena te tjera administrative pasi kete e kane te ndaluar me ligj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›