Prokuroria Po hetojme denoncimet e politikes
Krahas fyerjeve dhe sharjeve politikanet kane akuzuar njeri-tjetrin edhe per skandale duke shperdoruar detyren. Jane disa dosje hetimore qe jane ne duart e Prokurorise qe nga skandali i privatizimit te ish-ekspozites koncesionet e HEC-eve dhenia e lejeve te ndertimit e deri te kontrabanda e naftes virgin. Te gjitha po hetohen paralelisht madje duke sekuestruar dhe marre persona ne pyetje. Megjithate hetimet e deritanishme nuk kane arritur ne fazen ku do te merren pergjegjesit te pandehur.
Akuzat Brace-Vokshi te cilat sollen nje mori padish ne gjykate kane prodhuar per prokurorine nje dosje penale.
Deputeti socialist Brace akuzoi qeverine se ka dhene koncesione te HEC-eve ne menyre te paligjshme duke favorizuar personat te aferm te deputetes demokrate Albana Vokshi. Madje ai vijoi se bashkejetuesi i deputetes ka marre me koncesion edhe vendburimet e naftes ne Fier. Si kunderpergjigje te ketyre deklaratave Vokshi akuzoi kreun e Bashkise se Tiranes zotin Edi Rama se ka dhene leje ndertimi duke marre ryshfet. Ajo tha se bashkejetuesi i saj Arjan Tartari ka paguar 100 milione euro ryshfet per marrjen e nje leje ndertimi ne Bashkine e Tiranes. Kaq ka mjaftuar qe prokuroria ti therrase te dy protagonistet per deshmi. Para grupit hetimor ata thane se u permbahen deklaratave te leshuara ne publik. Hetimet vijuan me marrjen ne pyetje te shtetasit Arjan Tartari te biznesmeneve Rrahman Selmanllari e Dritan Avllaj. Se fundmi u mor ne pyetje edhe biznesmeni tjeter Bashkim Ulaj. Ne Ministrine e Ekonomise dhe ne Bashki jane marre provat shkresore.
Nderkohe privatizimi i ish-ekspozites Shqiperia sot eshte bere objekt hetimi nga Prokuroria e Tiranes pasi deputeti socialist Eduart Shalsi ka publikuar ne media dokumente qe hedhin drite mbi menyren e dyshimte sesi ka vepruar ministrin e Ekonomise gjate kohes qe drejtohej nga ministri Genc Ruli. Shalsi eshte marre ne pyetje ndersa tashme pritet edhe ministri Ruli.
Se fundmi prokuroria ka filluar hetimet edhe kontrabanden e naftes virgin te publikuar nga deputeti Dritan prifti. Ky i fundit eshte ftuar ne prokurori ku ka dhene fakte te dobishme per hetimet. Jane sekuestruar dokumentet ne Ministrine e Ekonomise ndersa me pas eshte marre ne pyetje edhe biznesmeni Rezar Taci.
Krahas dosjeve hetimore shume kallezime jane bere nga politikane per vepren penale te shpifje. Kreu i Bashkise se Tiranes ka paditur Ministrine e Brendshme Kryeministrin e shume deputete te tjere. Nga ana tjeter Ministria e Transporteve ka paditur kreun e bashkise. Nga burime prane akuzes qendrore thane se hetimet jane drejt fundit dhe tashme pritet te merret nje vendim perfundimtar.