Vdes 7-vjeçari, u përplas nga njëkamion kur po shkonte në shkollë
SHKODËR - Aksidenti i ka marrë jetën një fëmije 7-vjeçar që po shkonte në shkollë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bërdicë të Shkodrës, ku ka mbetur i vdekur nxënësi me inicialet K. B., pasi është përplasur nga një kamion. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje.
Sipas të dhënave mësohet se, 7-vjeçari i ka prerë rrugën makinës së tonazhit të lartë në momentin që ka qenë duke shkuar për në shkollën. Uniformat blu kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit për ta marrë në pyetje.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)