Nishani: Sa më i sofistikuar krimi, aq më e fortë ndërhyrja
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani ka përgëzuar sot punën e bërë për dokumentimin e aktivitetit kriminal e më pas kapjen e Viktor Gushit në kryeqytet. Në një deklaratë për mediat, Nishani ka përgëzuar gjithë forcat e angazhuara në këtë operacion, për punën profesionale të bërë. Në një kohë rekord bënë të mundur paraqitjen e gjithë provat e nevojshme për strukturat që bënë më pas të mundur ndalimin- tha ai.
Nishani ka falënderuar gjithë qytetarët që ofruan gatishmërinë dhe bashkëpunimin për strukturat e policisë së shtetit në realizimin e operacioneve.
Garantoj qytetarët se sa më shumë i sofistikuar që të bëhet krimi, sa më e organizuar të bëhet veprimtaria e tyre, aq më e fortë dhe e papërkulur do të bëhet ndërhyrja për të garantuar rendin e sigurinë, destinacioni i vetëm i tyre do të jetë drejtësia- tha Nishani.