E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasada sllovene 20 vjet në Shqipëri, festime në TOB

Shqipëria dhe Sllovenia shënojnë 20 vjetorin e vendosjes së marrëdhënive diplomatike. Për të festuar këtë ditë të vecantë Ambasada sllovene në Shqipëri ka organizuar një koncert në Teatrin e Operas dhe të Baleti, ku kanë qenë të pranishëm diplomatë, persoanlitete të artit e medias në Shqipëri.
 

Për mikrofonin e “Ora News”, ambasadori slloven, Bojan Bertoncelj vlerëson arritje që ka shënuar Shqipëria gjatë këtyre 20 viteve.

“Është një datë shumë simbolike sepse është 20 vjetori i vendosjes së marrëdhenieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Sllovenisë. Është një event shumë simbolik, që i referohet ndryshimeve demokratike në këto 20 vite si dhe arritjeve që janë shënuar. Në këtë sens është gjthashtu një reflektim i raporteve të mira mes dy vendeve dhe një pikë referimi për të ardhmen”tha ai.
 

Ambasada sllovene në Shqipëri u hap zyrtarisht më 8 dhjetor 2010, me rastin e vizitës zyrtare të Kryeministrit të Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›