Rezultatet e censusit, AK: Vendos Athina
Tiranë- Aleanca Kuq e Zi, nëpërmjet një deklarate për shtyp ka akuzuar qeverinë dhe ministrin e Inaovacionit, Genc Pollo mbi vonesat e rezultatit të censusit.
Sipas AK- së, gjithçka komandohet nga Athina dhe në qoftë se nuk jepet urdhëri nga zyrtarët grekë, shteti shqiptar nuk mund të japë të dhëna mbi etninë dhe fenë.
U mbushën gjashtë muaj nga përfundimi i asaj që Berisha dhe Genc Pollo e quajnë census dhe shqiptarët ende nuk kanë parë asnjë informacion përsa i përket etnisë dhe fesë. Qeveria shqiptare ka dërguar drejt Athinës raportin zyrtar të të dhënave dhe është në pritje të direktivave helene për të publikuar të dhëna të deformuara për kombin tonë. AK i bën thirrje qeverisë dhe kryeministrit të Shqipërisë, jo të shqiptarëve, që të publikojë sa më parë të dhënat zyrtare të censusit për etninë dhe fenë në zbatim të ligjit dhe të afateve të përcaktuara prej tij për regjistrimin e popullsisë- thuhet në deklaratë.
Në vazhdim AK i ka kërkuar qeverisë të bëjë transparencë për të gjithë procesin e censusit për të cilin u harxhuan plot 14 milion euro, vetëm për të plotësuar haraçet e Athinës.
Kliti Topalli/ IDEA
No related posts.