Nishani Shqiperia faktor gjeopolitik thelbesor per paqen dhe sigurine
Shqipëria mbetet një faktor gjeopolitik thelbësor për paqen dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë. Ky ka qenë konstatimi i bërë me dije nga ana e kreut të shtetit shqiptar Bujar Nishani në Samitin e 16-të Euroaziatik të Ekonomisë, i cili po mbahet në qytetin e Stambollit në datat 9-11 prill.
Në këtë samit marrin pjesë presidentë, kryeministra, ish-presidentë, ministra, diplomatë, deputetë e zyrtarë të nivelit të lartë, nga vende të ndryshme të rajonit të Euroazisë.
Në çelje të samitit, Presidenti Nishani mbajti një fjalë përshëndetëse ku theksoi ndër të tjera pikërisht faktin se “Shqipëria mbetet një faktor gjeopolitik thelbësor për paqen dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë”.
Kreu i Shtetit theksoi se Shqipëria mbetet partizane e forcimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, dialogut e bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në Bashkimin Evropian.
Presidenti Nishani u shpreh se pavarësia e Kosovës u provua si një faktor stabiliteti në rajon, ndërsa tha se njohja sa më shpejt e Kosovës nga vendet që nuk e kanë njohur dhe integrimi euroatlantik i saj janë kontribut për sigurinë në rajon e më gjerë.
Sipas kreut të shtetit angazhimi i përbashkët i vendeve të rajonit dhe Euroazisë do t`i shërbejë rritjes së potencialit ekonomik dhe ndryshimit të imazhit të rajonit, për ta bërë atë një treg të dukshëm, tërheqës dhe konkurrues për investitorët e huaj nga e gjithë bota.
Në fjalën e tij Presidenti Nishani u ndal dhe në projekte madhore rajonale dhe më gjerë për ndërtimin e tubacioneve të gazit dhe të naftës.
Projektet “Trans Adriatic Pipeline” (Projekti TAP) është rruga më e shkurtër e Korridorit Jugor të Gazit, që lidh Evropën me burimet e reja të gazit në rajonet e Kaspikut dhe Lindjes së Mesme.
“Korridori 8 –të” është nismë e filluar nga viti 1996 nga Presidenti i SHBA-së, Bill Clinton. Sipas iniciatorit, ky korridor do të kalojë nga Bullgaria, Maqedonia dhe Shqipëria për të kaluar në Bari/Brindisi ose siç u quajt më vonë Korridori Lindje-Perëndim dhe anasjelltas.
Projekti Jonian Adriatic Gas Pipeline – (Projekti IAP) është një projekt i propozuar për ndërtimin e tubacionit të gazit natyral nga Fieri, Shqipëri përmes Malit të Zi, Bosnjë-Hercegovinës deri në Split, Kroaci.
Terminali LNG, në bregdetin e zonës së Fierit është një terminal që do t`i shërbente transportimit të gazit natyror drejt Evropës përmes Italisë.