E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani: Të kthejmë besimin te drejtësia

Gjyqësori vazhdon të jetë institucioni më pak i besueshëm nga publiku, për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit. Sipas Nishanit, gjykatësit që nuk kanë integritetin e duhur moral nuk duhet të ngarkohen me çështje të rëndësishme.

Ministri theksoi se brenda sistemit gjyqësor ka gjyqtarë dhe prokurorë që kanë integritet të lartë profesional. “Dhënia e mbështetjes këtij kontigjenti, besoj se do të fillojë të bëjë dallimin vetë brenda sistemit”, ka pohuar Nishani.

Duke folur për Gjykatën Administrative, numri një i dikasterit të drejtësisë nënvizoi se ajo do të jetë një mundësi më shumë për qytetarët që të verifikojnë në mënyrë elektronike pretendimet e tyre. “çdo qytetar që mund të ketë pretendime për shkelje, mund ta krahasojë pretendimin e tij me sistemin”, shtoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›