Kameron: Srebrenica, turpi i Evropës
"Për hir të viktimave, jemi të obliguar që t'i kërkojmë pa ndalur të akuzuarit për këtë krim, derisa ata të sillen para drejtësisë. Qeveria britanike nuk do t'i ndalë përpjekjet për të sjellë Ratko Mlladiqin para Tribunalit të Hagës, por edhe të arratisurit e tjerë, si Goran Haxhiç. Në të njëjtën kohë, duhet të vazhdojmë të ndërtojmë një të ardhme të ndritshme për Bosnjën dhe rajonin", deklaroi Kameron. Kryeministri britanik theksoi se bëhet fjalë për një krim që turpëroi Evropën.
Ndërkohë, prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (TPI), Serge Brammertz, deklaroi se arrestimi i Ratko Mladiçit, i shpallur fajtor për gjenocid është i nevojshëm për besueshmërinë e Bashkimit Evropian.
"Pa ligj nuk ka paqe dhe stabiliteti i Ballkanit mbetet një çështje teorike. Arrestimi i Ratko Mladiçit, ish-shefi ushtarak i serbëve të Bosnje-Hercegovinës mbetet një test për besueshmërinë e BE-së si brenda ashtu dhe jashtë saj'', konfirmoi prokurori.
"Për këto viktima nuk ekziston e djeshmja, por çdo ditë'', këmbënguli prokurori duke e gjykuar shqetësues faktin që në Serbi 65 për qind e popullsisë është shprehur kundër arrestimit të Ratko Mladiçit. "Nuk është normale që ata që janë akuzuar si përgjegjësit e krimeve më të rënda të kryera në tokën evropiane që prej Luftës së Dytë Botërore të shihen gjithmonë si heronj nga një pjesë e popullsisë'', shtoi ai.
Nga ana tjetër, edhe ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle kërkoi me anë të një komunikate intensifikimin e përpjekjeve për arrestimin e Ratko Mladiçit.