E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, kapet heroine dhe kanabis

FIER - Efektivet e policise se Fierit dhe ato te zyres kunder droges kane gjetur nje sasi te vogel pluhur ngjyre bezhe, qe dyshohet se eshte heroine. Po dje ne Mallakaster eshte gjetur nje parcele prej 20 metrash e mbjelle me bime narkotike qe dyshohet te jete kanabis sativa. Lajmi eshte bere i ditur nga Policia e Fierit. Ne lidhje me heroinen e dyshuar, prej 8,5 gramesh policia ka vene ne pranga Gentian Vrenozi, 23 vjec, banor i Fermes Clirim. Nderkohe, ne fshatin Kute te Mallakastres ne vendin e quajtur kullota e "Shkembit te Katofise" eshte gjendur nje parcele rreth 20 metra katrore, ku dyshohet se jane mbjelle rreth 75 rrenje, qe dyshohet qe te jene kanabis sativa. Xh. B


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›