E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani Vizat nuk rrezikohen

E hane 19 Dhetor 2011 1656

Ministri i Brendshem Bujar Nishanishte shoqeruar me debate raportimi i ministrit te Brendshem Bujar Nishani ne komisionin parlamentar te Integrimit ndersa diskutohej ndeshkueshmeria e zyrtareve te larte te perfshire ne afera.

Per sa i takon regjimit te vizave zoti Nishani argumentoi se nuk pritet ndeshkim kolektiv nga Parlamenti Evropian per Shqiperine qe do te thote rikthim i vizave per shkak te azilkerkuesve. Kreu i ministrise se Brendshem deklaroi se perfshirja e policise ne procesin e pajisjes se shtetasve me pasaporta eshte nje mase e perkohshme pasi u provua rritje e numrit te punonjesve te firmes Aleat qe thyenin sistemin. Deputeti socialist Taulant Balla iu referua rastit kur Nexhat Mulaj shtetasi nga Kosova i dyshuar per vrasjen e argjendarit ne Tirane kishte me vete 7 karta identiteti false duke argumentuar brishtesine e sistemit. Ministri i Brendshem ne pergjigje te shqetesimit te deputetit Gramoz Ruci se gjakmarrja eshte kthyer ne kercenim per dhjetera jete njerezish tha se shoqata jofitimprurese fryjne shifrat per te siguruar fonde nga BE-ja. Numri i shqiptareve qe kane udhetuar per here te pare pa viza gjate nje viti eshte rreth 500 mije nder ta 16 mije shtetas jane kthyer nga autoritetet e huaja per probleme ne dokumentacion.ShareTweet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›