Nishani bën analizën vjetore, shpall objektivat për 2012-ën

Nishani vlerësoi lart menaxhimin që i kanë bërë strukturat e ministrisë që drejton, përmbytjeve të paprecedenta të para një viti në qytetin e Shkodrës. "Mos humbja e asnjë jete njeriu është rezultati më i lartë dhe më i rëndësishëm i kësaj pune".
Po ashtu, Nishani vlerësoi lart menaxhimin e situatës së krijuar në muajt e verës si pasojë e zjarreve të rëna në vend, dhe të fluksit të emigrantëve dhe turistëve.
“U ngrit struktura elektorale më e mirë në historinë e Shqipërisë, me lista zgjedhore të sakta, me regjistër elektronik, kushte maksimale sigurie me kamera në vendet ku ruheshin dhe numëroheshin fletët e votimit” tha Nishani duke folur për zgjedhjet e 8 majit.
Ministri foli po ashtu për rritjen e zbulueshmërisë së krimeve dhe rritjen e besimit të popullit tek policia. “Niveli i zbulueshmërisë së vrasjeve është rritur me 84%, shifër kjo e barabartë me mesataren e BE-së. Gjatë vitit 2011, policia ka marrë 15 000 telefonata më shumë se një vit më parë, ç’ka tregon rritjen e besueshmërisë ndaj policisë”, tha Nishani.
Ministri tha se gjatë vitit 2011 policia ka ndjekur me profesionalizëm çështjen e azilkërkuesve dhe se do të vijojë me informimin e publikut lidhur me sqarimin e qytetarëve. “Gjatë vitit 2011 rreth 500 mijë banorë të Shqipërisë dolën për herë të parë jashtë vendit”.
Ndërsa lidhur me vrasjen e bujshme të Skerdilajd Konomit, Nishani tha se “i qëndrojmë deklaratave. Policia ka përcjellë prova dhe informacione që ne i gjykojmë që janë ë rëndësishme për Prokurorinë. Policia e Shtetit mbetet e gatshme për të ofruar kapacitet e saj profesionale në shërbim të grupit hetimore për të adresuar çdo çështje për tu gjykuar”.
Pasi e anashkaloi në përmbledhjen që kishte përgatitur, ministri Nishani u detyrua të fliste për ngjarjet e 21 Janarit në përgjigje të një pyetjeje nga gazetarët. “Policia përmbushi me profesionalizëm detyrën e saj në ngjarjet e 21 janarit, ditën kur u sulmuan institucionet kushtetuese të vendit”.
Objektivat për vitin 2012
Objektiv kryesor i Ministrisë së Punëve të Brendshme për vitin 2012, sipas Ministrit Nishani do të jetë përmbushja e rekomandimeve të komisionit Evropian në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian. “Do të vijojë decentralizimi dhe rritja e fondeve për pushtetet vendore. Siguria publike dhe rritja e performances ne fushën e sigurisë do të jetë një tjetër objektiv madhor... Do të vendosen kamera në kryeqytet si dhe do fillojë vendosja e gjobave për drejtuesit e automjeteve nëpërmjet sistemit elektronik”, tha Nishani.
Nishani tha po ashtu se “do të shtohen shërbimet e ofruara nëpërmjet regjistrit elektronik të shtetit shqiptar. Do të krijohen lehtësi për dhënien e nënshtetësisë shqiptare të huajve që disponojnë biznese në Shqipëri etj”. Në mbyllje, Ministri Nishani tha se edhe ruajtja dhe zhvillimi i komunikimit me medien përbën prioritet./Start/F. P/
2012-01-07 11:00