E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, 39-vjeçarja tenton vetëvrasjen

Nga burime të policisë mësohet se shtetasja që tentoi vetëvrasjen është 39-vjeçarja Dëshira Qoku,  nënë e dy fëmijëve,  e divorcuar nga bashkëshorti i saj.

Ajo dyshohet se vuan nga depresioni si pasojë e moszgjidhjes së çështjes së pronave pas përfundimit të procesit të ndarjes nga bashkëshorti.

Forcat e policisë që shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, pasi negociuan me 39-vjeçaren, e bindën që të tërhiqet nga veprimet e saj, duke zgjidhur kështu situatën.
/Start/E.B/

                                                                                             2012-01-07 15:06
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›