“Vrasësit e 21 janarit të lirë, urdhëruesit qeverisin”

Mesazhi vjen disa ditë para një vjetorit të ngjarjes së rëndë ku mbetën të vrarë nga plumbat Faik Myrtaj, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Aleks Nikaj.
Rama shprehet se hetimet me prova të manipuluara vetëm sa po mbajnë në krye të qeverisë çdo janar ‘urdhëruesit e vrasjeve’.
“...tek po mbushet viti i vrasjeve të 21 janarit, vrasësit enden të lirë, urdhëruesit e vrasjeve qeverisin, familjet e të vrarëve pyesin të dëshpëruar se kur do vendoset drejtësia për vrasjen e njerëzve të tyre, Prokuroria endet në labirintin e provave të manipuluara dhe gjurmëve të fshira, opozita ngulmon tek domosdoshmëria e drejtësisë, ndërkombëtaret presin në heshtje rezultatet e një hetimi që, pa qëndrimin pa ekuivok të botës demokratike ndaj masakrës së 21 janarit, nuk do të çojë askund deri kur janarët t’i gjejnë në pushtet ata që urdhëruan vrasjet, të cilët pushtetin gjyqësor e kanë kthyer në varrmihësin e krimeve të tyre”, citohet në blog.
Teksti shoqërohet me foton e njërit prej viktimave në bulevard, që është ekspozuar së fundmi në ekspozitën e sapohapur të Gerhard Rihterit në “Tate Modern” të Londrës.
/Start/E.B/
2012-01-07 21:21