Nishani dhe Prenci falenderojne RENEA
Ministri i Brendshem, Bujar Nishani dhe drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci, kane falenderuar, dje, forcat e repartit RENEA. Ata kane zhvilluar nje takim me ta, nje dite pas operacionit te Rruga e Kavajes, ku shpetuan disa banore gjate shperthimit te flakeve, nga nje incident i ardhur nga kondicioneret. Ne kete takim, ministri i Brendshem ka shprehur mirenjohjen per kurajen, trimerine dhe humanizmin qe u tregua nga efektivat e ketij reparti ne operacionin e shpetimit ne ngjarjen e djeshme. "Une deshiroj t'u percjell efektivave te Repartit RENEA mirenjohjen, vleresimin dhe konsideraten e larte te autoriteteve me te larta shteterore per shpetimin e jeteve te njerezve, ku bene te mundur shmangien e nje tragjedie", deklaroi ministri Nishani. Kurse drejtori i Pergjithshem i Policise se Shteti,t Ahmet Prenci, gjithashtu falenderoi efektivat dhe drejtuesit e Repartit RENEA per profesionalizmin dhe guximin e treguar ne operacionin per shpetimin e njerezve.
Investimet
Investimi per ta eshte investimi me i mire qe mund te behet, pasi krijon mundesine per rritje te aftesive profesionale dhe te efikasitetit te sherbimeve qe i ofron policia komunitetit. Ato ndikojne ne menaxhimin me te mire te ndryshimeve te policise.
Aksioni
Reparti special RENEA arriti te nxirrte rreth 50 persona per 30 minuta nga nje pallat, qe rrezikonte jetet e qytetareve nga flaket. Ngjarja ndodhi dy dite me pare ne Rrugen e Kavajes ne Tirane, ku fale nderhyrjes u mundesua evakuimi ne kohe i banoreve.