E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polici i objekteve, vjedh burgun e te miturve

POGRADEC - Nje punonjes policie objektesh eshte vene ne pranga, pasi ka vjedhur ne zonen qe kishte ne ruajtje te tij. Lindor Rusi, 41 vjec, nga Pogradeci, eshte arrestuar dje nen akuzen e "vjedhjes" dhe "shperdorimit te detyres". Burime nga policia e Pogradecit kane bere te ditur se 41-vjecari prej disa kohesh ishte me detyre roje objekti ne Institucionin e Riedukimit te te miturve ne kete qytet. Gjate kohes qe ai ka qene ne detyre ka vjedhur disa pajisje hidrosanitare, te cilat me pas dyshohet se do i perdorte per interes vetjak. Por ngjarja eshte zbuluar shume shpejt. Gjithcka eshte konstatuar pas nderrimit te turnit. Sipas burimeve nga policia, ne momentin qe polici i objekteve, Rusi, ka lene detyren e tij, kolegu i tij, nje tjeter efektiv i burgut, i quajtur Nexhip Sulkollari, ka vene re se mungonin disa pajisje hidrosanitare ne vendin ku kryente sherbimin Rusi. Sipas burimeve, ai ka lajmeruar efektivat e Komisariatit te policise se Pogradecit, duke dyshuar se vjedhja do te ishte bere pa u vene re nga kolegu i tij. Pas nisjes se hetimeve, verifikimeve te ndryshme eshte arritur ne identifikimin si vjedhes te mundshem te boliereve dhe lavamaneve, apo pajisjeve te tjera hidrosanitare, pikerisht policin qe sherbente ne burgun e te miturve, Lindor Rusi. Ndersa ne banesen e tij, policia ka bere disa verifikime, ne te cilat ka rezultuar te jene gjetur disa materiale, qe dyshohet te jene marre ne kete institucion riedukimi te te miturve. 41-vjecari eshte vene ne pranga nga koleget e tij. Mbi te rendojne akuzat e "vjedhjes" dhe "shperdorim te detyres". Materialet hetimore kane kaluar per hetimeve te metejshme Prokurorise se Rrethit gjyqesor Korce, e cila ka nisur hetimet ndaj 41-vjecarit.

Akuza

41-vjecari akuzohet se ka kryer vepren penale te vjedhjes, duke shperdoruar detyren e tij. Ne ditet ne vazhdim, pritet qe Gjykata e Rrethit Gjyqesor Korce te vleresoje edhe masen e sigurimet ndaj tij. Hetimet ndaj 41-vjecarit jane duke u kryer nga ana e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Korce, e cila ka marre ne dore dosjen e policise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›