E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier/ Kanabis ne shtepi, arrest Mahmutajt

Nje 50-vjecar eshte vene ne pranga ne kultivim te bimeve narkotike. Lavderim Mahmutaj, banues ne fshatin Ferme-Clirim, komuna Qender, ne rrethin e Fierit, eshte arrestuar pasditen e se henes ne banesen e tij nga efektive te Seksionit te Luftes Kunder Narkotikeve ne Drejtorine e Policise se Qarkut Fier. Arrestimi i tij ka ardhur menjehere pas kontrollit te bere ne banesen e tij, ne te cilen jane gjetur bime narkotike. Gjate ketyre kontrolleve 50-vjecarit u gjeten 2 rrenje bime me kercell te trashe dhe gjethe te dhembezuara me ngjyre jeshile, me nje gjatesi rreth 2.2 m te ngjashme me bimen narkotike kanabis sativa. Po ne pjesen e pasme te baneses, policia konstatoi nje siperfaqe te mbjelle me miser, 4 rrenje te se njejtes bime.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›