E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani firmos dekretin per ndryshime kushtetuese dhe heqjen e imunitetit

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani firmosi sot dekretin për ndryshimet kushtetuese për heqjen dhe kufizimin e imunitetit të zyrtarëve.

Ndryshimet në Kushtetutë u miratuan në seancën e 18 shtatorit në Kuvend me konsensus të plotë të palëve me 130 vota pro dhe asnjë kundër.

Gjithashtu Presidenti Nishani dekretoi ligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) për financimin e projektit të modernizimit të asistencës sociale”, si dhe ligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, të ndryshuar”.

Presidenti Nishani dekretoi edhe disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, të ndryshuar”. Në dekretet e kreut të shtetit ishte edhe miratimi i aktit normativ, me fuqinë e ligjit, “Për përcaktimin e rregullave për therjen e kafshëve dhe tregtimin e mishit të tyre”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›