E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani flet në Kuvendin e Kosovës

Më 30 gusht do të fillojë sesioni vjeshtor i Kuvendit të Kosovës, gjatë së cilës, ligjvënësve pritet që me një fjalë rasti, rreth orës 12:30, t’u drejtohet Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.

Në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të Kosovë, është miratuar rendi i ditës edhe për seancën e 7 shtatorit. Por këtë herë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi nuk ka dal në konferencë për media, siç e praktikon gjithherë.

Seanca e 30 gushtit do të fillojë me interpelancën e mbetur në gjysmë të ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, për të vazhduar më pas me pikat e tjera të rendit të ditës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›