Sllovakia mund të ndihmojë

Republika e Sllovakisë, ndonëse nuk e ka njohur Republikën e Kosovës, ajo ka shfaqur interesim për të kontribuar në dialogun Prishtinë – Beograd.
Ish-kryeministri sllovak dhe ish-Ministri i Jashtëm, Mikulas Dzurinda ka sugjeruar që Sllovakia të ndihmojë si një ndërmjetësues në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, raportojnë mediat serbe.
Tani deputet dhe udhëheqës i Instituti Demokratik Sllovake dhe Bashkimit krishterë, ish kryeministri sllovak ka vizituar një ditë më parë Beogradin.
Mikulas Dzurinda ka thënë se ndihma dhe roli moderator në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës mund të vijnë nga vende të tilla si Sllovakia, sepse ai është i bindur dhe ka besim në Bratislavën zyrtare, në Beogradin dhe Prishtinën.