E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani fton partite te bisedojne per daten e zgjedhjeve

Presidenti i Republikës Bujar Nishani, në zbatim të detyrimit kushtetues për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë, ka ftuar në takime përfaqësuesit e partive politike parlamentare, për të biseduar dhe për t'u konsultuar për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Presidencës, takimet do të zhvillohen ditën e hënë, dt. 5 nëntor 2012, në mjediset e Presidencës. Përfaqësuesit e partive politike duhet të vendosin në këtë ditë, datën e zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare të cilat duke iu referuar afatit kushtetues duhet të mbahen në muajin qershor të vitit të ardhshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›