Nishani mbështet zgjidhjen e çështjes çame
Presidenti takoi sot kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi
Presidenti i Republikës Bujar Nishani mbështet zgjidhjen e çështjes çame në frymën e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe mirëkuptimit të ndërsjellët duke u bazuar në instrumentet ndërkombëtarë përkatës si dhe garantoi angazhimin e tij të plotë institucional në mbështetje të kësaj çështje. Deklarata është bërë nga kreu i shtetit gjatë takimit që pati në Presidencë me Kryetarin e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, përfaqësues të tjerë të kësaj partie dhe Shoqatës “Çamëria”. Sipas njoftimit të presidencës gjatë këtij takimi deputeti Idrizi prezantoi në detaje motivin dhe përmbajtjen e Rezolutës për Zgjidhjen e Çështjes Çame, e cila tashmë është depozituar në Kuvendin e Shqipërisë dhe ka filluar procedurat e shqyrtimit.
...