E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama shënon, Berisha feston ëndrra e Botërorit vazhdon

Edi Rama bën “komentarorin” në Facebook, kryeministri Berisha bën “ultrasin” në stadium

sportiShqipëria ka arritur të marrë një barazim 1-1 në stadiumin Qemal Stafa përballë Norvegjisë, edhe pse ka ruajtur një rezultat prej 1-0 deri në minutat e fundit. Por ashtu si gjithmonë tashmë kombëtarja jonë ka pësuar gol në minutat e fundit, duke vazhduar në këtë mënyrë makthin e minutave të minutave të fundit. Megjithatë edhe pse shanset ishin për një fitore, ëndrra për një kualifikim në botëror vazhdon, ndërkohë Norvegjia ka rihyrë në lojë. Me këtë rezultat Shqipëria u ngjit në kuotën e 10 pikëve, ndërsa kryesuesja e grupit, Zvicra, ka 11 pikë, por me një ndeshje më pak. Norvegjia ka tani 8 pikë.
Ndeshja
Minutat e fundit të lojës i kanë hequr fitoren nga duart Shqipërisë në ndeshjen ndaj Norvegjisë. Kuqezinjtë kanë qenë në avantazh deri në minutën 87, por një pakujdesi në mbrojtje lejoi lojtarin më shtatshkurtër të norvegjezëve të shënonte me kokë golin e barazimit 1-1. Shqipëria kaloi në avantazh në fund të pjesës së parë (41) falë një aksioni individual të Valdet Ramës, i cili depërtoi nga krahu i majtë për të goditur me të djathtën brenda zonës e për të mposhtur portierin norvegjez. Në golin e tij stadiumi Qemal Stafa shpërtheu nga brohorimat e gëzimit. Madje edhe kryeministri Berisha u ccua në këmbë të festonte golin e Ramës. Ndërsa në në pjesën e dytë kombëtarja shqiptare u mbrojt shumë mirë dhe kur dukej se gjithçka do të përfundonte me fitoren e tanëve, Norvegjia arrin të barazojë duke shfrytëzuar pikën e saj më të fortë: goditjet standarte. Dhe për ironi të fatit nuk ishte asnjëri nga shtatlartët lojtari që na ndëshkoi, por ai më shtatshkurti i ekipit, Tomas Hogli. Krosimi i Henrikssen nga këndi gjeti pikërisht numrin 2 të Norvegjisë, i cili gjendej krejtësisht i vetëm në qendër të zonës dhe me kokë mposhti Ertrit Berishën. 1-1 dhe Shqipëria ngjitet në kuotën e 10 pikëve në grupin E të eliminatoreve të Botërorit Brazil 2014, momentalisht në vend të dytë.Lojtarët tanë, ndoshta të lodhur nga loja e tëpërt, lëshuan terren në minutat e fundit, duke i dhënë mundësinë norvegjezëve të dalin më përpara. Atëherë, kur të gjithë prisnim që edhe kjo ndeshje të përfundonte me fitoren tonë, Hogli, i harruar nga mbrojtja jonë, ndëshkoi Berishën dhe barazoi rezultatin.
Deklaratat
Është një ndjenjë shumë e mirë dhe cdo lojtar që njeh futboll e ndjen veten mirë, por besoj se me një fitore ndjenja do kishte qenë shumë më e bukur, tha autori i golit, Rama. Është një keqardhje e madhe, pasi kemi bërë një ndeshje shumë të mirë përballë një kundërshtari, që duhet patur respekt. Nëse shohim atë që kemi bërë sonte, sigurisht që duhet të pranojmë se kemi humbur dy pikë, pasi meritonim të fitonim. Kemi luajtur më mirë se ta, kemi krijuar më shumë raste se ta, por gjendja fizike na ndëshkoi në fund. Mendoj se skuadra po rritet, u shpreh tekniku italian, Gianni de Biasi. Para kësaj sfide të rëndësishme, FSHF u kishte organizuar një ceremoni Altin Lalës dhe Ervin Skelës, të cilët i dhanë zyrtarisht lamtumirën futbollit të luajtur me kombëtaren tonë.
Sllovenia
Ndërkohë Sllovenia fitoi 4-2 në Islandë, ndaj suprizës së këtij grupi, një rezultat ky që ngjit kombëtaren tonë të vetme në vendin e dytë, me 10 pikë.

Renditja - Gjithsesi rezultati 1-1 e ngjit Shqipërinë në vendin e dytë në kuotën e 10 pikëve në grupin E të eliminatoreve të Botërorit Brazil 2014″. Zvicra kryeson grupin me 1 pikë më shumë, por një ndeshje më pak se ne; ndërsa lajme të mira vijnë nga Islanda e cila humbi në shtëpi ndaj Sllovenisë me rezultatin 2-4.

Zvicra 11 pikë

Shqipëria 10

Islanda 9

Norvegjia 8

Sllovenia 6

Qipro 4

Rama komenton ndeshjen në Facebook

E ndërsa kryeministri Berisha ishte në stadiumin Qemal Stafa duke ndjekur ndeshjen, rivali i tij Edi Rama ka bërë të kundërtën. Ai e ka ndjekur ndeshjen nga Berati, madje duke bërë edhe komentatorin e ndeshjes. Rama ka komentuar çdo gjë nga ndeshja, si rastet tona për shënim, por edhe kur po rrezikonim. Madje në disa raste u jepte zemër edhe futbollistëve në fushë. Shkëlqyer Salihi veç pak fat dhe ishte e mbyllur! Forca çuna edhe 20 minuta e pak dhe është fitore! Vetëm gabime jo. Ahhhh Gjynah! Skemë e shkëlqyer vetëm goli mungoi. Tani jo gabime vetëm jo gabime forca çuna, shkruante Rama në një nga statuset e tij të shumta. Të paktën për një natë Berisha dhe Rama janë bashkuar së bashku nga pasioni për kombëtaren e futbollit.

Kombëtarja humbet 200 mijë euro shpërblim

Nëse kombëtarja do të fitonte, atëherë ajo do të merrte 200 mijë euro shpërblim. Ky premtim u lajmëruar nga vetë kryeministri nëpërmjet faqes së tij në Facebook Kryeministri Sali Berisha. Në fund të ndeshjes, Berisha sërish deklaroi se ata do të fitojnë dhe e mbylli me këtë postim: Të dashur miq, ndeshje e mrekullueshme! Mirënjohje për lojën që na dhuruan, por barazim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›