Deklaratat e Shalsit për reklamat, MT hedh poshtë akuzat

Ministria e Punëve Publike dhe Transportve ka hedhur poshtë akuzat e deputetit të PS-së Eduard Shalsi për përfitimet e televizioneve nga reklamat. Në një deklaratë për mediat zëdhënësja e këtij dikasteri Arminda Qylafku ka sqaruar se këto reklama janë shpërndarë në mënyrë transparente në 3 televizionet kombëtare, ndërsa akuzoi Shalsin se spekuloi me informacionin e marrë nga Braçe.
Sipas saj ministria e Transporteve ka qenë tërësisht transparente edhe me shpronësimet, njoftimet për të cilën i ka publikuar në gazeta, ndërsa thekson se fondet për reklamat janë të bazuara në ligj.
Më herët gjatë ditës deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi, i cili prej disa ditësh po denoncon mënyrën se si janë shpërndarë paratë publike nga qeveria tha se grupi mediatik i Sali Berishës përfiton 65 % të fondeve, të gjitha mediat e tjera së bashku dhe ato ndërkombëtare fitojnë 3 5%”.
Duke iu referuar Drejtorisë së Rrugëve, ai tha se ky institucion ka shpenzuar 18.9 milionë lekë duke ia dhënë një kompanie të vetme.