Festivali Nderkombetar i filmit perzgjidhet Agon
Filmi “Agon” është përzgjedhur në Festivalin Ndërkombëtar të Çicagos, në Garën Zyrtare në Seksionin e Regjisorëve të Rinj. Regjisori Budina në një konferencë për shtyp tha se “jam përpjekur të shfaq anën pozitive të personazheve edhe pse jetojnë në një realitet të egër në vend të huaj”.
Festivali zhvillohet në datat 11-25 tetor 2012, ku do shfaqet edhe premiera absolute e filmit. Ndërkohë që protagonistët janë aktor të rinj të zgjedhur përmes audicioneve të cilët thonë se janë ndjerë mjaft mirë në rolet respektive. Në qendër është historia e dy të rinjve që përpiqen të gjejnë vetveten në një vend të huaj.
Ndërsa aktorja Eglantina Cenomeri ka realizuar disa skena të nxehta për të cilat thotë se nuk ka qenë shumë e lehtë.
Filmi AGON u xhirua në Shqipëri dhe në Selanik me një përzierje aktorësh grekë e shqiptarë. Ngjarja zhvillohet në Selanik, ku Saimiri dhe vëllai i tij i vogël Vini të emigruar së fundmi nga Shqipëria, përpiqen të integrohen në vendin fqinjë, secili në mënyrën e vet, me sakrificat por edhe arritjet e gjithë secilit. Duke kërkuar t’i provojë Saimirit se mund t`ia dalë edhe i vetëm pa ndihmën e tij, Vini gjendet në mes të disa të fortëve shqiptare, dhe ndërsa fiton lehtë lekun zbulon tmerrin e trafikut dhe prostiucionit klandestin. Ai bie në dashuri me Majlindën, të preferuarën dhe gruan e Kenos, kapobanda i rajonit, dhe me kurajon dhe pafajësinë e një 20 vjeçari ai do të provojë t`a nxjerrë atë nga kthetrat e Kenos, duke tërhequr kështu edhe të vëllain në spiralen e dhunës.
Kjo është historia e dy qenieve që përpiqen të gjejnë vetveten në një vend të huaj, brenda vëllazërisë, në një histori dashurie të verbër dhe pa rrugë dalje.