Nishani nis takimet për pasardhësin e Ina Ramës
Sot paradite
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, nis konsultat e partive për shkarkimin e Ina Ramës, por mbi të gjitha për thithjen e mendimeve për njeriun që do ta zëvendësojë atë. Me të njëjtin format si për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja parlamentare, Nishani do të nisë konsultat në orën 10:00 me kreun e grupit të PD-së, Astrit Patozi. Pas një ore do të takohet me kreun e grupit të PS-së, Gramoz Ruçi. Më pas takimet vijnë në krye të çdo një ore me kreun e grupit të LSI-së, Lefter Koka, kreun e PR-së, Fatmir Mediu, kreun e PBDNj-së, Vangjel Dule, dhe kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Dhe në këto konsulta, Nishani ka skartuar Frymën e Re Demokrate, e cila ka një deputet të sajin në Kuvendin e Shqipërisë, Gazmend Oketën.
Nishani nis takimet për pasardhësin e Ina Ramës burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip