Berisha uron Ramen per martese

Martesa me Linden eshte momenti me i vecante ne jeten time. Keshtu ka deklaruar kryetari i Partise Socialiste dhe kryebashkiaku Edi Rama i cili ka konfirmuar lajmin per martesen e tij nje martese e cila u mbajt e fshehte deri ne momentin e kurorezimit.
Urimet per martesen i kane ardhur shefit te opozites i cili tashme po pergatitet edhe per nisjen e protestave ne mbare vendin edhe nga kryeministri Sali Berisha.
Ky i fundit i ka uruar jete te lumtur kundershtarit te tij politik duke theksuar se i uron cdo te mire sikurse do ia uronte cdo cifti te sapomartuar.
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama i ka dhene keshtu fund beqarise se tij duke u martuar me Lindita Basha.