Nishani-policisë: Ia keni rritur prestigjin shtetit shqiptar

Pas zgjedhjes si president i vendit, Bujar Nishani ka zhvilluar sot një takim përshëndetës me struktuarat e policisë së shtetit. Në fjalën e tij, Nishani shprehu vlerësimin e tij për punën e policisë së shtetit për vendosjen e sigurisë në vend.
“Sot them me plot bindje që ju dhe bashkëpunëtorët tuaj, stafet dhe të gjithë punonjësit e policisë së shtetit me punën tuaj, me guximin dhe kurajon i keni rritur prestigjin shtetit shqiptar. Duhet të ndiheni krenar për këto arritje që i keni sjellë këtij intitucioni. Me standartin e sigurisë që ju kemi ofruar keni bërë të mundur edhe rritjen e ushtrimit të të drejtave të njeriut” theksoi Nishani.
Ai gjithashtu ka theksuar se policia e shtetit ka qëndruar në një ambjent të distancuar nga ndikimet politike dhe për këtë ka marrë vlerësime edhe nga qytetarët shqiptarë. “Ju keni sfida përpara por unë besoj në reputacionin e policisë së shtetit në trendin e ngjitjes të profesionalizmit. Unë shpreh mirënjohjen time për standartet që keni vendosur për të treguar figurën e shtetit. Në prej tyre është edhe garanti i një ambjenti të sigurt në proceset zgjedhore. Ka qënë një standart që është vendosur dhe duhet të përmirësohet edhe më tej dhe ka të bëjë me nivelin e demokracisë” shtoi Nishani.
Ditën e djeshme, Nishani organizoi edhe ceremoninë e largimit nga detyra si ministër i Brendshëm, duke falenderuar stafin e kësaj Ministrie për bashkëpunimin.